Hamasi breshëri raketash mbi Izraelin, 250 të vdekur, 164 pengje! Netanyahu: Do ta shkatërrojmë, jemi në luftë! Jeruzalemi sulm ajror mbi Gaza! 232 viktima, 1,600 të plagosur

Grupi i militantëve të Hamasit goditi Izraelin në një nga sulmet më të mëdha prej dekadash që e zuri në befasi. Mbi 5 mijë raketa u lëshuan nga Gaza, mëngjesin e së shtunës (Ora 07:00, 7 tetor 2023). Për herë të parë njerëz të armatosur të Hamasit me makina, motorë dhe deltaplanë arritën të kalonin kufirin e fortifikuar që ishte ndërtuar nga Izraeli dhe rrethonte Rripin e Gazës. Militantët hynë në territorin izraelit duke vrarë dhjetra civilë, qindra janë të plagosur ndërsa dhjetra të tjerë janë marrë peng dhe janë dërguar në Rripin e Gazës.

Fortifikimi që rrethonte Rripin e Gazës ishte i pamundur të kalohej nga palestinezët deri sot kur e gjithë skemat e mbrojtjes izraelite - e cila ishin të fortifikuara prej 2007 - u shemb.

Shifrat e fundit flasin për 250 izraelitë të vrarë, 1,452 të plagosur dhe dhjetra civilë, ushtarë dhe zyrtarë të marrë peng nga Hamasi me qëllim shkëmbimin e tyre me palestinezë të burgosur në burgjet izraelite. Hamas deklaroi në mbrëmje se kishte marrë 164 persona peng. Ndërsa sulmi me raketa mbi Tel Aviv vijon edhe në orët e mbrëmjes.

Izraeli nga ana tjetër u kundërpërgjigj me sulme masive ajrore thellë brenda Gazës, duke vrarë dhjetëra dhe plagosur qindra njerëz dhe duke u zotuar për një hakmarrje të paprecedentë.

“Armiku ynë do të paguajë një çmim të cilin nuk e ka njohur kurrë”. “Jemi në luftë dhe do ta fitojmë”  tha kryeministri Benjamin Netanyahu, në një fjalim televiziv.

Gjatë një adresimi televiziv, ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Yoav Gallant, tha se Hamasi ka bërë “një gabim të madh” dhe u zotua se “shteti i Izraelit do ta fitojë këtë luftë”. 

Ndërkohë Izraeli u kundërpërgjigj duke goditur me raketa Rripin e Gazës duke shkatërruar sot pasdite kullën në qendër të Gazas dhe vrarë mbi 200 palestinezë dhe mijëra të plagosur. Dhjetëra avionë luftarakë izraelitë kanë kryer operacione mbi Gaza. Zyrtarët izraelitë deklaruan se kanë shënjestruar caqe ushtarake dhe qendrat e komandës së Hamasit.

Ende nuk është e qartë si skuadrat kanë arritur të kalojnë kurifin por militantët e Hamasit hynë në 21 lokacione brenda në Izrael dhe vranë e shkaktuan terror mes civilëve.

Në mëngjes mediat izraelite raportuan se personat e armatosur kishin hapur zjarr ndaj kalimtarëve në qytetin e Sderot, në jug të Izraelit, dhe pamjet që qarkullonin në mediat sociale tregonin terrorin dhe dhunën mes civilëve.

Në mëngjes komandanti ushtarak i Hamasit, Mohammad Deif, njoftoi fillimin e operacionit në një transmetim në mediat e grupit, duke u bërë thirrje palestinezëve kudo që janë të luftojnë.

"Kjo është dita e betejës më të madhe për t'i dhënë fund pushtimit të fundit në tokë. Ne kemi vendosur t'u japim fund të gjitha krimeve të okupimit” tha ai, duke shtuar se ishin hedhur 5000 raketa mbi Izraelin.

Sulmi vjen në kohën kur në Izrael po shënohet një festivali fetar hebrej.

Sulmi u përshëndet nga Irani dhe grupi militant Hezbollah, ndërsa u dënua gjerësisht nga diplomacia perëndimore. Kërkohet mbledhja urgjente e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.  

Të gjitha lajmet mbi këtë sulm i gjeni në zhvillim.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:54
VIDEO/ Forcat paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor drejt kufirit me Izraelin, ndalohen nga simpatizantët e Hezbollahut

1696712200_mmmmmmmmmmmm.JPG

Forcat paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor po lëvizin drejt kufirit me Izraelin, por janë ndaluar nga simpatizantët lokalë të Hezbollahut që bllokojnë rrugët.

 

Ora 22:35
Në luftë me Hamasin në 22 fronte, vritet komandanti i forcave speciale të Izraelit

1696711157_BkSWkGk1160282300016880xlarge.jpg

Komandanti i njësisë së forcave speciale të Izraelit Nachal, Kol Yehonatan Steinberg është vrarë në përballje me militantët e Hamasit, ka konfirmuar forcat mbrojtëse të vendit, raporton Sky News.

Ora 22:25
Netanyahu-Hamasit: S’keni ku fshiheni, ne do të zgjidhim hesapet me këdo që na dëmton

1696710543_1a2c965fbb5b49f8815cbe8d200dc5bc.jpg

Në një fjalim televiziv nga Zyra e Shtypit e Qeverisë së Izraelit të shtunën vonë, Kryeministri i izraelit Benjamin Netanyahu tha se: “Ajo që ndodhi sot nuk është parë kurrë në Izrael. Ne do të marrim hak të fuqishëm për këtë ditë të zezë.”

“Izraeli do të arrijë çdo vend ku Hamasi fshihet,” tha Netanyahu, duke iu referuar grupit militant pas sulmeve. “Unë u them njerëzve të Gazës që të largohen nga ato vende tani.”

Unë i them Hamasit, ju jeni përgjegjës për mirëqenien e robërve. Izraeli do të zgjidhë hesapet me këdo që i dëmton ata.”

Ora 22:00
Sulmi nga militantët e Hamasit, SHBA vihet në lëvizje, diskutime me zyrtarët izraelitë për forcimin e sigurisë

1696708990_antonyblinkengtyjt2011231606166749745hpMain16x9992.jpg

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka diskutuar me zyrtarët në vend, për të marrë masa për të forcuar sigurinë e Izraelit

Antony Blinken foli me presidentin izraelit Isaac Herzog dhe ministrin e Jashtëm Eli Cohen në telefon duke nënvizuar se SHBA vazhdon ta mbështesë.

“Sekretari nënvizoi mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten”, tha departamenti amerikan ishtetit.

Ora 21:46
Netanyahu: Ushtria izraelite do përdorë fuqinë e saj për të shkatërruar Hamasin, Gaza do kthehet në qytet rrënojash! Banorët të largohen

Pas fjalimit të Joe Biden që i siguroi mbështetje të plotë për t’u vetëmbrojtur, një një deklaratë të fundit kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se Izraeli do ta mundë Hamasin.

“Ushtria izraelite do të përdorë menjëherë fuqinë e saj të plotë për të shkatërruar Hamasin”.

Kryeministri izraelit u bëri thirrje banorëve të Rripit të Gazës që të largohen menjëherë nga territori i pushtuar.

Ai tha se Izraeli do të hakmerret për këtë "ditë të zezë" dhe do ta kthejë Gazën në një "qytet rrënojash".

“Lufta e Izraelit kundër Hamasit do të marrë kohë dhe do të jetë e vështirë”, tha kryeministri.

Ora 21:11
'Tragjedi, zemërthyese', Biden: Mbështetja e SHBA-së për Izraelin, e fortë dhe e palëkundur! Ta mbrojë veten

1696706224_e5b881f2165b4d14b07db4db0cde8648.jpg

Presidenti amerikan Joe Biden në podiumin e Shtëpisë së Bardhë tha se "Izraeli ka të drejtë të mbrojë veten dhe popullin e tij".

Biden ripohoi mbështetjen e plotë të SHBA-së për Izraelin, duke thënë se mbështetja e tij është "e fortë dhe e palëkundur".

Teksa përshkruan ngjarjet në Izrael, ai thotë se ajo që po ndodh është një "tragjedi në nivel njerëzor... është zemërthyese".

"Të pikëlluar për ata që kanë humbur të dashurit e tyre", thotë ai.

Ora 20:26
Hamasi lëshon 150 raketa drejt Izraelit, ndizen sirenat e alarmit edhe në Tel Aviv! Bilanci i viktimave rritet me 232 të vrarë

1696702051_raketa.jpeg

Në përgjigje të bombardimeve të kullës në qendër të Gazas, militantët e Hamasit kanë vijuar sulmin me raketa në Izrael duke goditur drejtpërdrejt shumë vende brenda Izraelit, duke përfshirë Tel Avivin, sipas shërbimit të shpëtimit të Izraelit Magen David Adom (MDA).

“Në përgjigje të bombardimeve të kullave në qendër të Gazës  Hamasi ka vijuar sulmin me raketa. 150 në #TelAviv thuhet në deklaratën e Hamasit

Sirenat e alarmit kanë rënë kudo në Tel Aviv dhe në zonat qëndrore të Izraelit ndërsa janë dëgjuar shpërthime të shumta dhe qielli flakërin nga sulmet me raketa.

Ndërkohë autoritetet e shëndetësisë flasin për 232 izraelë të vrarë dhe mbi 1100 të plagosur. Ndërkohë në Gaza autoritetet flasin për 200 palestinezë të vrarë dhe më shumë se 1600 të plagosur.

Ora 20:10
Lufta/ Hamasi merr peng civilë, ushtarë dhe zyrtarë! Kërkon ti shkëmbejë me të burgosurit palestinezë në burgjet izraelite

Dhjetra izraelitë janë tashmë në duart e Hamas, bëri të ditiru Abu Obeida, zëdhënësi  Organizatës duke pretenduar se pengjet janë në "vende të sigurta" dhe në tunele nën kontrollin palestinez.

Ndërkohë kreu i Hamas, Saleh Al-Arouri it ha Al Jazeera se kishin marrë peng një numër të madh pengjesh mes tyre edhe zyrtarë të lartë.

Sipas al-Arouri, Hamasi ka mjaft të burgosur izraelitë që do të detyrojë Izraelin të lirojë të gjithë të burgosurit palestinezë në burgjet e tij. "Ne arritëm të vrasim dhe kapim shumë ushtarë izraelitë. Luftimet janë ende në vazhdim. Dhe të burgosurve tanë u them se liria juaj është afër. Ajo që kemi në duart tona do t'ju çlirojë. Sa më gjatë të vazhdojnë luftimet, aq më i madh është numri i të burgosurve.”, tha zyrtari i Hamasit

Marrja e pengjeve konfirmohet edhe nga Tel Aviv. Sipas Izraelit janë marrë peng edhe qytetarë izraelitë në Rripin e Gazës dhe në në Beeri dhe Ofakim, qytete në jug të Izraelit rreth njëzet kilometra larg kufirit me rajonin palestinez. Fotografitë e publikuara nga agjencia amerikane e lajmeve Associated Press tregojnë se tre civilë izraelitë, dy prej tyre gra, janë transferuar në Gaza. Një udhëheqës i lartë i Hamasit, Saleh al-Arouri, i tha transmetuesit arab Al Jazeera se pengjet mund të përdoren për shkëmbimin e të burgosurve: Qëllimi do të ishte lirimi i palestinezëve të mbajtur në burgjet izraelite

Ora 19:39
Shikoni videon/ Raketat izraelite shkatërrojnë 'Kullën Palestineze' në qendër të Gazës

 

Avionët e luftës izraelite kanë sulmuar kullën palestineze, një kullë rezidenciale 14 kate në lagjen Al-Rimal në qytetin e Gazës duke e kthyer në gërmadh, bën të ditur agjencia palestineze Wafa.

Korrespondenti i tyre raportoi se avionët luftarakë izraelitë shënjestruan Kullën Palestineze me të paktën gjashtë raketa, duke e rrëzuar në tokë.

Sipas agjencisë palestineze, deri më tani ka pasur të paktën 198 palestinezë të vdekur në Gaza, shumica prej tyre civilë dhe 1000 të tjerë të plagosur. Ndërkohë Ministri i Energjisë, Yisrael Katz urdhëroi Korporatën Elektrike të Izraelit të ndalojë furnizimin me energji elektrike në Gaza

Ora 19:33
Borrell: Izraeli ka të drejtë të mbrohet sipas së drejtës ndërkombëtare! Biden: Jemi të gatshëm ta mbështesim me të gjitha mjetet

1696700503_joebidenjosepborrell.JPG

Përfaqësuesi për Politikë të Jashtme i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka deklaruar se BE dënon sulmet e dhunshme ndaj Izraelit nga militantët e Hamas. 

"BE bën thirrje për ndërprerje të menjëhershme të këtyre sulmeve të pakuptimta, të cilat rrisin më tej tensionet në rajon dhe minojnë seriozisht aspirata për paqe të popullit palestinez. BE-ja qëndron në solidarizim me Izraelin që ka të drejtë ta mbrojë veten në linjë me ligjet ndërkombëtare, në përballje me dhunën e tillë dhe sulmet”, tha ai.

Edhe Presidenti i SHBA-së Joe Biden deklaroi se i ka thënë gjatë një bisede kryeministrit të Izraelit Benjamin Netanyahu se SHBA se ishte gati të ofronte “të gjitha mjetet e duhura të mbështetjes” pasi grupi islamik palestinez Hamas nisi një sulm ndaj Izraelit.

“Izraeli ka të drejtë të mbrojë veten dhe popullin e tij. I kam bërë të qartë kryeministrit Netanyahu se ne jemi të gatshëm të ofrojmë të gjitha mjetet e duhura të mbështetjes për Qeverinë dhe popullin e Izraelit”, tha Biden

Ora 19:15
FOTO/ Militantët e Hamasit rrëmbjenë me motor ushtarin izraelit pasi e dhunojnë barbarisht

1696698982_gazahamasizraellufta.jpg

Nëpër rrjete sociale janë publikuar pamje filmike në zonën kufitare ku tregojnë momentin e kapjes së një ushtari izraelit nga militantët, të cilin e dhunojnë dhe më pas e marrin me vete në një motoçikletë.

Ora 17:53
VIDEO/ 'Sulmi' nisi nga ajri me deltaplanë! Si militantët e hamasit thyen kufirin fortifikues izraelit, 'qilimat fluturues' që mashtruan radarët izraelitë

Për herë të parë që në 2007 kur Izraeli ndërtoi kufirin fortifikues, i cili nuk ishte arritur të thyhej asnjëherë militantët e Hamasit arritën sot ta thyejnë dhe të përleshen me forcat e mbrojtjes izraelite në disa lokacione në jug.

Pyetja që lind është si arritën militantët të kalojnë këtë mur fortifikues?

Përmes deltaplanëve (Parashuta me motorë).

Falë tyre luftëtarët e Hamasit të armatosur mendohet se kanë arritur të kalojnë fortifikimin dhe të zbresin në vende të pambuluara nga kamerat.

Një video e shpërndarë nga Hamas tregohet se pikërisht këta luftëtarë që kanë zbritur me deltaplanë lufte kanë goditur tankun që qëndronte në kufi, ndërsa të tjerë flasin për një dron të telekomanduar.

Tanku u godit nga një mjet shpërthyes ndërkohë që janë goditur me mitralozë ushtarët izraletë që vraponin nga bazat.

Deltaplanët dhe parashutat e motorizuara kanë qenë protagonistë të konflikteve të Lindjes së Mesme për më shumë se dyzet vjet: Disa ditë më parë disa milici kurdë thuhet se i përdorën ato kundër një patrulle turke në Siri.

Në mars 1981 një palestinez i vetëm nga Libani arriti në brigjet e Haifës, duke vazhduar të hidhte granata derisa i mbaroi benzina. Sulmi më i rëndë ndodhi natën e 25 nëntorit 1987, kur njerëz të armatosur arritën të depërtonin në një kamp të ushtrisë izraelite. Në pak minuta ai vrau gjashtë ushtarë dhe plagosi tetë të tjerë. Ata i përkisnin krahut pro-sirian të rezistencës palestineze të themeluar nga Ahmed Jibril.

Ora 17:05
Rritet bilanci i viktimave nga sulmi në Izrael, 100 të vdekur dhe 900 të plagosur! Hamasi merr dhjetra civilë dhe ushtarë peng

Më shumë se 100 njerëz janë vrarë në Izrael që nga sulmi i befasishëm i grupit militant Hamas nga toka, deti dhe ajri nga Gaza që nisi prej mëngjesit. Më shumë se 900 njerëz janë të plagosur, citojnë mediat izraelite burime nga spitalet të cilat janë në gatishmëri.

Në të njëjtën kohë, luftimet dhe bombardimet izraelite vazhdojnë. Numri i të vdekurve në Gaza është 198 të vdekur dhe të paktën 1600 të plagosur, duke përfshirë të paktën njëzet milicë. Spitalet në Rripin Palestinez janë gjithashtu në gatishmëri përballë sulmeve të vazhdueshme nga Izraeli, i cili e ka quajtur operacionin e tij ushtarak hakmarrës "Shpatat e Hekurta".

Ora 16:25
Bota dënon sulmet masive me raketa të Hamasit ndaj Izraelit! Nga SHBA-ja te Franca e Gjermania: Palët të vetëpërmbahen

Kancelari gjerman, Olaf Scholz i ka dënuar sulmet e militantëve të Hamasit kundër Izraelit.

"Lajme tmerruese na mbërrijnë sot nga #Israel. Goditjet me raketa nga Gaza dhe shkallëzimi i dhunës na trondisin thellësisht. Gjermania i dënon këto sulme të Hamasit dhe qëndron në krah të Izraelit", shkroi Scholz në platformën X.

Sulmi është dënuar edhe nga ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock.

"Unë i dënoj ashpërsisht sulmet terroriste nga Gaza mbi Izraelin. Dhuna dhe raketat kundër të pafajshmëve duhet të ndalin menjëherë. Izraeli ka solidaritetin tonë të plotë dhe të garantuar nga e drejta ndërkombëtare që të mbrohet kundër terrorit", shkroi Baerbock në platformën X, ish-tëitter.

Një reagim ka pasur edhe nga presidenti francez, Emmanuel Macron.

 "I dënoj fuqishëm sulmet terroriste që po zhvillohen kundër Izraelit. Po ashtu reagime vijnë Bashkimi Europian, që dënoi sulmet e Hamasit radikal-islamik. BE ka shprehur solidaritetin me Izraelin. "Unë i dënoj ashpërsisht sulmet e kryera nga terroristët e Hamasit kundër Izraelit. Bëhet fjalë për terrorizëm në formën e tij më të shëmtuar", shkroi presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen në platformën X. Kurse i ngarkuari i BE për Politikën e Jashtme, Josep Borrell deklaroi se "BE shpreh solidaritetin me Izraelin në këtë kohë të vështirë". Edhe presidenti i Këshillit të BE, Charles Michel i dënoi sulmet.

Ministri i Jashtëm britanik, James Cleverly i quajti "sulme të tmershme" të Hamasit ndaj civilëve izraelitë. 

Edhe SHBA e ka dënuar sulmin me raketa dhe ka kërkuar "nga të gjitha palët që të heqin dorë nga dhuna". Ministri amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin tha se duan të sigurojnë se "Izraeli i ka të gjitha mjetet e nevojshme për vetëmbrojtje".

Reagime ka pasur edhe nga Ukraina.

Ora 16:07
Sulmi masiv në Izrael, Këshilli i Sigurimit të OKB-së thërret mbledhje urgjente

1696687859_ffffff.JPG

Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ka thirrur një takim urgjent në OKB për të diskutuar krizën midis Hamasit dhe Izraelit. Takimi do të mbahet të dielën. Edhe Malta kërkuar mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit pas sulmeve me raketa nga Gaza.

Ora 15:29
Pentagoni: Izraeli do të ketë gjithçka i duhet për tu mbrojtur! OKB bën thirrje të ndalen sulmet menjëherë

Pentanoni do të punojë për të siguruar që Izraeli "të ketë të gjithë atë që i duhet për tu mbrojtur" Këtë e ka konfirmuar ministri i Mbrojtjes Amerikane Lloyd Austin, bëjnë të ditur mediat amerikane.

 Ndërkohë edhe SHBA ka dënuar sulmin e terristëve të Hamasit kundër civilëve izraelitë

“Nuk ka kurrë justifikime për akte terroriste. Ne qëndrojmë fort përkrah qeverisë dhe popullit të Izraelit”, tha Adrienne Watson, zëdhënëse e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë.

Sulmi u dënua edhe nga OKB e cila u  bëri thirrje palëve të tërhiqen

“Është një greminë e rrezikshme” tha  koordinatori special i OKB-së për procesin e paqes në Lindjen e Mesme, Tor Ëennesland, duke shprehur shqetësim të thellë për civilët. "Dënoj ashpër sulmin e shumëfishtë të mëngjesit të sotëm," shtoi ai. Sulmi rezultoi në "skena të tmerrshme dhune dhe shumë vdekje dhe plagosje të izraelitëve. Këto janë sulme të neveritshme kundër civilëve dhe duhet të ndalen menjëherë."

Ora 15:04
Izrael, video shokuese kur militantët e Hamasit vrasin dhe rrëmbejnë civilë në mes të rrugës

 

Një video e publikuar në rrjete sociale tregon terrorin që po përjetojnë izraelitët në qendrat e banuara afër Rripit të Gazës. Grupe palestinezësh të armatosur të Hamasit sulmojnë njerëzit nëpër rrugë e hyjnë në shtëpi duke vrarë civilë dhe rrëmbyer civilë të tjerë për ti marrë në Rripin e Gazës si pengje me qëllim që t’i shkëmbejnë më pas me të burgosur.

Zona e zgjedhur nga Hamasi për këtë bastisje të paprecedentë është Sderot.

Imazhet janë tepër brutale, tregojnë trupa njerëzish që vriten me gjakftohtësi në një ndalesë autobusi apo teksa ishin në makina e tyre.

Në një video është gjithashtu trupi i një ushtari të çuar në territorin palestinez që shkelet nga turma, i cili gjithashtu do të përdoret si një objekt i mundshëm shkëmbimi pengjesh.

Ora 14:38
Izraeli “në luftë” pas sulmit masiv të Hamasit! Rritet bilanci: 40 të vrarë, 740 të plagosur! Jeruzalemi kundërpërgjigjet me sulm ajror! 161 viktima, 930 të plagosur

1696677433_izrael.jpg

Rritet bilanci i përleshjeve. Shërbimet e urgjencës  kanë raportuar se mbi 40 izraelitë kanë vdekur si pasojë e luftës së nisur nga Hamasi. Të lënduarit, sipas të njëjtit burim, janë 740.

Ndërkohë ministria e Shëndetësisë palestineze thotë se nga sulmi izraelit në Rripin e Gazës janë 161 të vdekur dhe 931 të plagosur.

Jeruzalemi u përgjigj me sulm ajror në Gaza mësymjes së militanëve të Hamasit në Izrael.

Ora 14:27
VIDEO/ Momenti kur militantët e Hamasit thyejnë kufirin e fortifikuar të Izraelit, pamje nga kamerat e sigurisë! Hyjnë me deltaplan, motorë e makina

 

 Dhjetra luftëtarë me motora dhe dhe makina kanë arritur të kalojnë kufirin e fortifikuar që ishte ndërtuar nga Izraeli dhe rrethonte Rripin e Gazës. Një shfaqje masive të forcës që e kapi Izraelin të papërgatitur. Ende nuk është e qartë si skuadrat kanë arritur të kalojnë kurifin.

Luftëtarët e Hamasit duket se kanë arritur të përfitojnë dhe nga sulmet intensive me raketa nga Gaza drej Izraelit që nisi mëngjesin e sotëm në orën 07:00. Më pas në një moment të dytë me deltaplan automjete e motoçikleta njerëz të armatosur u panë tek kalonin portat e hapura dhe përparuan me kilometra brenda. Në atë zonë në rrethana normale nuk ishte e mundur që palestinezët e Gazës të bënin një hap, por të gjitha skemat e mbrojtjes izraelite - të cilat ishin të fortifikuara prej 2007 - u shembën.

Në fillim të sulmit, të paktën një deltaplan me një luftëtar të Hamasit u pa duke kaluar kufirin e fortifikuar në zonën e Sderotit. Më pas ekipet e Hamasit me kamionçina u shpërndanë në të gjithë zonën dhe filluan të qëllonin civilë.  Më pas erdhën dhe të tjerë me motora. Në shumë video, palestinezët shihen në bordet e makinave izraelite të kapura, gjë që mund të ketë rritur konfuzionin dhe ngadalësuar reagimin e ushtrisë izraelite.

Ora 14:10
Irani përshëndet sulmin e militantëve të Hamasit në Izrael: Ju qëndrojmë pranë

“Përgëzojmë luftëtarët palestinezë” tha këshilltari i liderit suprem iranian Ali Khamenei, Rahim Safavi, pas sulmeve të Hamasit ndaj Izraelit.

"Ne do të qëndrojmë pranë luftëtarëve palestinezë deri në çlirimin e Palestinës dhe Jeruzalemit," tha ai, citon agjencia gjysmëzyrtare iraniane të lajmeve ISNA.
 

Ora 13:22
VIDEO/ Ushtari izraelit nxirret me forcë nga tanku e dhunohet me shkelma! Imazhet e rënda që vijnë nga lufta në Gaza

Një video e publikuar në rrjetet sociale tregon momentin kur militantët e Hamasit hipin mbi tank, Merkava 4 të forcave mbrojtëse të izraelit dhe nxjerrin me forcë nga atje ushtarin izraelit. Imazhet vijnë nga Gaza aty ku Hamasi ka ndërmarrë një sulm të paprecedentë kundër Izraelit.

Në video duket që luftëtarët e Hamasit kanë kaluar përtej kufirit të fortifikuar dhe kanë pushtuar fshatrat më të afërt.

Pasi e nxjerrin ushtarin nga tanku ata e qëllojnë me shkelma në tokë.

Ora 12:42
Mediat: Merren peng 33 izraelitë! Hamasi: Janë pengje lufte

1696675424_izrael.jpg

Kanali televiziv izraelit Reshet 13 raporton se militantët palestinezë po mbajnë robër izraelitë në qytetin jugor Ofakim. Mediat palestineze dhe izraelite kanë raportuar rrëmbime. Këto raporte janë për momentin të pakonfirmuara.

Mediat izraelite raportuan se Hamasi aktualisht ka 33 pengje, duke përfshirë civilë dhe ushtarë. Autoritetet izraelite kanë thënë se nuk do të komentojnë për këtë.

Zëdhënësi i Hamasit, Khaled Qadomi tha për Al-Jazeera se nuk kanë marrë "pengje" por "të burgosur lufte.

"Ne duam që komuniteti ndërkombëtar të ndalojë mizoritë në Gaza, kundër popullit palestinez, vendeve tona të shenjta si Al-Aksa. Të gjitha këto janë arsyet pas fillimit të kësaj beteje. Ata nuk janë pengje, ata janë robër lufte. Është një luftë kundër pushtuesve,” tha ai.

Ora 12:30
Sulmi me raketa në Izrael, shkon në 22 numri i viktimave! 545 të plagosur

545 persona të plagosur janë shtruar në spitalet izraelite që nga sulmi i nisur nga Rripi i Gazës mëngjesin e sotëm. Kjo është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë e cituar nga Times of Israel.

Sa i takon viktimave, deri më tani raportohet për të paktën 22  të vdekur.

Ora 11:36
Kryeministri izraelit për sulmin me raketa: Jemi në luftë! Armiku do të paguajë një çmim shumë të lartë

1696668653_izrael.jpg

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka reaguar për sulmin e ndërmarrë nga Hamasi mëngjesin e sotëm, për të cilin ka paralajmëruar qytetarët se janë në luftë. 

“Qytetarë të Izraelit, ne jemi në luftë dhe nuk është vetëm një operacion, është një luftë”.

Ai shtoi se i kishte dhënë urdhër ushtrisë që të tërhiqte rezervistët dhe t'i përgjigjej luftës me vrull dhe një shkallë që armiku nuk e ka njohur deri më tani.

"Armiku do të paguajë një çmim që nuk është dashur ta paguajë kurrë. Ne do të fitojmë

Ora 11:17
Sulmi me raketa në Izrael, shkon në 6 numri i viktimave dhe në 200 i të plagosurve

Ka të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën , ndërsa 200 të tjerë kanë mbetur të plagosur për shkak të sulmeve me raketa nga Rripi i Gazës që goditën zonën Kuseife, në jug të Izraelit, rreth 65 kilometra nga Rripi i Gazës.

Ora 11:15
Sulmi me raketa në Izrael, Presidentja e PE-së: Dënojmë terrorin dhe dhunën ndaj njerëzve të pafajshëm

1696668670_izrael.jpg

Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola ka dënuar ashpër sulmin e ndërmarrë nga Rripi i Gazës, të cilët kanë sulmuar me mijëra raketa Izraelin mëngjesin e sotëm.  

Metsola e ka konsideruar të tmerrshëm sulmin ndaj njerëzve të pafajshëm në Izrael, teksa ka theksuar se terrori nuk do të mbizotërojë kurrë.

"Të tmerruar nga sulmet e vazhdueshme kundër Izraelit. Ne dënojmë terrorin dhe dhunën ndaj njerëzve të pafajshëm. Mendimet e mia shkojnë për të gjithë ata që e gjejnë veten nën zjarr, për të gjithë ata që mbrojnë veten nga këto sulme brutale. Terrori nuk do të  mbizotërojë kurrë", ka shkruar Roberta Metsola.

Ora 10:55
Sulmi me raketa në Izrael, Borrell: Terrorizmi dhe dhuna nuk zgjidhin asgjë

1696668346_izrael.jpg

Bashkimi Evropian ka shprehur solidaritetin e tij me Izraelin në këto momente të vështira.

Kreu i diplomacisë evropiane, Josep Borrell përmes një postimi në rrjetin social “X” dënoi sulmin dhe dhunën e tmerrshme ndaj civilëve.

"Ne po ndjekim me ankth lajmet që vijnë nga Izraeli. Dënojmë pa mëdyshje sulmet e Hamasit. Kjo dhunë e tmerrshme duhet të ndalet menjëherë. Terrorizmi dhe dhuna nuk zgjidhin asgjë", ka shkruar Borrell.

Ora 10:45
Lideri i Hamasit: Është një fushatë heroike për të mbrojtur xhaminë Al-Aksa

1696668365_izrael.jpg

Lideri i Hamasit, Ismail Haniy thotë se sulmi i papritur ndaj Izraelit u bë për të mbrojtur xhaminë Al-Aksa në Jerusalem.

"Grupi palestinez Hamas po bën një fushatë heroike që synon mbrojtjen e xhamisë Al-Aksa, vendeve të shenjta dhe të burgosurve", u shpreh lideri i grupit palestinez. 

Kështu, arsyeja kryesore e sulmit sipas tij është agresioni ndaj xhamisë Al-Aksa nga izraelitët, i cili ka zgjatur për shumë muaj dhe është intensifikuar ditët e fundit.

Sulmi i paprecedentë kundër Izraelit nga Rripi i Gazës, filloi mëngjesin e sotëm. Ky është sulmi më i madh ndaj Izraelit në vite, ku përveç mijëra raketave të lëshuara edhe njerëz të armatosur depërtuan brenda në Izrael.

 

Ora 10:44
Izraeli: U vra kreu i Këshillit Rajonal Shaar Hanegev pas përleshjes me terroristët e Hamasit

Kreu i këshillit rajonal të Shaar Hanegev,rajoni i Izraelit në kufi me Rripin e Gazës u vra në një përleshje me terroristët e Hamasit. Këtë e raporton Times of Israel.

Autoritetet lokale deklaruan se "Ofir Liebstein u vra teksa po shkonte për të mbrojtur qytetin e tij gjatë sulmit terrorist". Zëvendësi i tij në Këshill, Yossi Keren, u thirr për të menaxhuar urgjencën.

Ora 10:41
Sulmi me raketa në Izrael, më shumë se 100 persona kanë mbetur të plagosur

1696663412_izrael.jpg

Më shumë se 100 persona janë plagosur në Izrael për shkak të sulmeve me raketa nga Rripi i Gazës kundër zonave jugore dhe qendrore të vendit.

Sipas “The Times of Israel”, Qendra Mjekësore Soroka në Beer Sheva tha se kishte marrë 80 persona të plagosur, disa në gjendje të rëndë.

Ndërsa. Qendra Mjekësore Assaf Harofeh, pranë Tel Avivit, po ofron kujdes për 17 pacientë, dy prej të cilëve janë në gjendje të rëndë. Në Qendrën Mjekësore Kaplan në Rehovot janë gjithashtu 21 të lënduar, dy në gjendje të rëndë.

Ora 10:40
Izraeli: Dhjetra avionë tanë po sulmojnë Hamasin në Gaza

1696664033_izrael.jpg

Izraeli i është përgjigjur Gazës me sulm ajror, pasi kjo e fundit lëshoi mëngjesin e sotëm mijëra raketa. 

"Dhjetëra avionë izraelitë po sulmojnë një numër objektivash të Hamasit në Rripin e Gazës ." Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi ushtarak.

 

Ora 09:31
Hamasi: Rrëmbyem 5 ushtarë izraelitë

Sipas asaj që u njoftua nga milicët e Hamasit, të paktën pesë ushtarë izraelitë janë rrëmbyer gjatë operacionit që Hamasi nisi mëngjesin e sotëm nga Gaza kundër Izraelit. Videot në mediat sociale të postuara nga vetë milicët tregojnë ushtarë izraelitë me duar të lidhura dhe gjoks të zhveshur të shtrirë në tokë.

Ora 09:31
Sulmi me raketa në Izrael, mediat: Të paktën katër të vdekur dhe disa të plagosur në jug të vendit

Ka të paktën katër të vdekur dhe disa të plagosur për shkak të sulmeve me raketa nga Rripi i Gazës që goditën zonën Kuseife, në jug të Izraelit, rreth 65 kilometra nga Rripi i Gazës. Kjo u raportua nga Times of Israel.

Ora 09:28
Sulmi me raketa, ministri izraelit i Mbrojtjes: Hamasi bëri një gabim të rëndë, ne do ta fitojmë luftën

Duke sulmuar në befasi Izraelin këtë mëngjes , Hamasi bëri një "gabim të rëndë": tha Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant.

"Hamasi bëri një gabim të rëndë këtë mëngjes dhe filloi një luftë kundër shtetit të Izraelit. Ushtarët e Forcave të Mbrojtjes të Izraelit po luftojnë armikun në të gjitha vendet ku janë infiltruar. Do ta fitojë këtë luftë”, premtoi ai.

Ora 09:26
Shefi i policisë izraelite: Jemi nën sulm masiv

Izraeli është "nën sulm masiv nga Rripi i Gazës" dhe është "në gjendje lufte". Këtë e deklaroi kreu i policisë izraelite në një deklaratë.

"Aktualisht ka 21 vende aktive konflikti në Izraelin jugor. Njësia kundër terrorizmit Yamam është në vend. I gjithë rajoni jugor është i mbyllur për lëvizjen civile."

Ora 09:23
Sulmi me raketa nga Gaza, forcat izraelite të mbrojtjes shpallin gjendje gatishmërie për luftë

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit thonë se po shpallin "gjendje gatishmërie për luftë" në përgjigje të sulmit të befasishëm nga Gaza.

Ministri i Mbrojtjes ka miratuar një thirrje për rezervistët ushtarakë.

Ushtria izraelite ka nisur të kryejë sulme hakmarrëse ajrore në Rripin e Gazës dhe ka paralajmëruar se Hamasi do të paguajë një çmim shumë të rëndë.

Ora 09:21
Ambasada e SHBA dënon sulmin me raketa ndaj Izraelit: Akt terrorist  

Ambasada e SHBA-së në Izrael dënon "hedhjen pa kriter të raketave nga terroristët e Hamasit kundër civilëve izraelitë". E ngarkuara me punë Stephanie Hallett deklaroi në mediat sociale se ajo ishte "në kontakt me autoritetet izraelite dhe mbështet plotësisht të drejtën e Izraelit për t'u mbrojtur nga këto akte terrorizmi".

Ora 08:50
Sulmi ndaj Izraelit, Hamasi: Nëse keni një armë, është koha ta përdorni

“Nëse keni armë, nxirreni. Kjo është koha për ta përdorur atë. Nxirrni kamionë, makina, sëpata, sot fillon historia." Kështu thotë komandanti ushtarak i Hamasit, Mohammad Deif në mesazhin e regjistruar në të cilin ai bën thirrje për një revoltë të përgjithshme kundër Izraelit. Kjo u raportua nga CNN.

Duke filluar nga ora shtatë e mëngjesit, grupi palestinez Hamas filloi një sulm të paprecedentë kundër Izraelit nga Rripi i Gazës, nga toka dhe nga ajri. Ky është sulmi më i madh ndaj Izraelit në vite, një sulm të befasishëm që përveç qindra raketave të lëshuara edhe njerëz të armatosur depërtuan brenda në Izrael

Ora 08:35
Një i vdekur dhe 15 të plagosur nga sulmi i Hamasit në Izrael

Izrael, të paktën një i vdekur dhe 15 të plagosur u raportuan pas breshërisë së raketave të lëshuara nga Rripi i Gazës.

Faqja izraelite e lajmeve Ynet raporton vdekjen e një gruaje 70-vjeçare në një sulm me raketa të lëshuar nga Gaza që goditi Kfar Aviv, afër Ashdodit.

Ora 08:30
Ministri i Mbrojtjes shpall gjendjen e jashtëzakonshme në jug të Izraelit

Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant ka shpallur një gjendje të jashtëzakonshme në jug të vendit, brenda 80 kilometrave nga Rripi i Gazës. Kjo i lejon atij të kufizojë grumbullimet dhe të mbyllë disa zona, e cila përfshin gjithashtu qytetet e Tel Avivit dhe Beersheba.

Sot, si çdo të shtunë që nga fundi i vitit të kaluar, ishin planifikuar demonstrata kundër qeverisë Netanyahu dhe reformës në drejtësi.

SI.E./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • gjergji: 08/10/2023 14:32

    Bim e Mark: Pa e kthyer Azen ne epoken e gurit ku edhe guret apo rena nuk do munden ti ndihmoj per asgje e te vdesin pa uje,gaz,energji elektrike,benzine Izraeli nuk terhiqet e patjeter do fitoj e kjo sigurisht e mbeshtetur ne potencialin e madh e te sofistikuar ushtarak i barabarte me fuqin ushtarake te gjithe vendeve aqrabe se bashku.Do i nxjerrim ujin edhe nga guret e saj.Ato do paguajne per gjithecka.Asnje arab i organizatave terroriste "hamas" apo "xhihadi islamik" nuk do mbetet i gjalle.Hakmarrja asht e detyrushme. abc me vjen keq.Arabet nuk kan asnje perparesi intelektuale.ekonomike,zhvillim mendor normal perkundrejt Israelit e shquar ne bote ne perparim teknollogjik superjor kundrejt cdo vendi te botes ,prandaj te siguroj se akoma nuk kan kaluar as 2 ore nga perqendrimi per fillimin e sulmit ushtarak toksor kan mbi1000vete te vrare,gjysma Azes e rrafshume.Izraeli do fitoj.

    Përgjigju
  • abc: 08/10/2023 05:37

    imagjino po te kene tanke,,topa ,artileri,,dhe avione,helikoptere,,cfare i bejne izraelit...

    Përgjigju
  • poli: 08/10/2023 04:36

    o daje semi o hajvan,,nuk e nisi luften amerika,,,por per kete lufte eshte e interesusr rusia..o debil...

    Përgjigju
  • jani: 08/10/2023 04:35

    ky eshte momenti i duhur per palestinezet,,,sepse amerika eshte e zene duke furnizuar ukrainen me arme e para,,dhe nuk do kete arme e para per ti dhene izraeliteve,,,ndoshta ruset mund te kene keshilluar palestinezet te nisin sulmin,,edhe raketat mund te jene ruse.ose iraniane,,..rusise i intereson shume kjo lufte,, se e fut ameriken ne dy fronte,,rusia do sa me shume fronte lufte,,qe ta kete te lehte te gllaberoje ukrainen....u be lemsh kjo pune...kam frike se edhe serbia po behet gati te marre veriun e kosoves,,e amerika nuk do beje asgje...do e leje sic la ukrainen...c'na gjeti...po vijne kohe te keqija per ne...por edi rama ne vend te bleje arme,topa,,tanke aeroplane...vjedh..t.q.r. o edi rama... .. l

    Përgjigju
  • mark: 07/10/2023 17:50

    ndaloni luften mor horra..

    Përgjigju
  • Bim: 07/10/2023 16:47

    Israeli pushtues, palestinezet luftojn per liri

    Përgjigju
  • Daje Sami: 07/10/2023 15:12

    Nuk rri Amerika pa krijuar trazira sepse nuk rri pa futur hundet si ka bere edhe here te tjera

    Përgjigju
    • Popo: 07/10/2023 22:53

      Ku hyn amerika ktu. Amerikanet kan hapur kokoshkat edhe rrin shikojn per qef te....i plasi atyre se vrihen cifut me mysliman "kokat e njeri tjetrit le te han" thon amerikanet, ata ate duan te shesin armet e tyre

    • Turi: 07/10/2023 19:07

      Amerika dhe izraeli jane vendet me gjakatar ne bote , nga momenti qe keto vende do te izolohen bota do te jetoje ne paqe

  • dani: 07/10/2023 14:48

    sa me shume lufte aq me shume refugjate do te vijne dhe terroriste ne europe nga ato vende

    Përgjigju
  • Bato: 07/10/2023 14:23

    Pune dreqi kur jevgjitit i bie arma ne dore, por tamam pune mu.i kur ka disa komentus si ktu me siper qe justifikojn sulmet e jevgjitve. Mbase kan te njejtin gjak, se ska kuptim gje tjeter

    Përgjigju
    • Dibroni: 07/10/2023 19:49

      KOT STHON ""KE MAR SI PUSHKA E JEVGUT""...

  • Restaurator Orbis: 07/10/2023 13:45

    Me kte President qe ka Amerika vec luftta do ket, te ishte Trumpi sdo guxonin mushkonjen te vrisnin as ktu as ne veri te Kosoves as ne Ukraine. Globalistet duan lufte boterore dhe shkaterrimin e Amerikes.

    Përgjigju
  • Tini: 07/10/2023 12:55

    Del Ambasada Shqiptare! Asnje Shqiptar i lenduar. Te kerkojne ndihme tek ky nr telefoni.. po ca ndihme do i japesh o te mbaruar. Po ti mavri o lumadh..

    Përgjigju
    • FREE PALESTINE: 07/10/2023 21:25

      hahahahahahahh tamam, ata ne dit normale se hapin tel..por sa per show gjasme, ahhh mjer ne

  • Tironsi: 07/10/2023 12:29

    NO MOR PALESIN....

    Përgjigju
  • Ish Ushtarak: 07/10/2023 12:21

    Neve ku e kemi Ushtrin Di gje Rama ka 12 vjet pa parad S'ka Çfare ekspozon As arme As efektiv Ne kater dhjetore eshte dita e krijimit te Ushtris, te nxjerri ne shesh trupat kane nje buxhet prej 200 milion $ ne vite per 12 vjet = 2.4 miliard $ ku 40% shkojne per paga = 960 milion kane kurse 60% e ketij buxheti shkone per investime cfare armesh jane blere Cfare strategjish e trajtim, trupash eshte bere per keto situata Qe kane ndodhur ne izrael me 1 miliard e 340 milion $ ? Te nxjerre Ushtrin ne parad te shikoje populli pergaritjen serioze ne Raste nevoje trego kuadratet trego Armatimet qe kerkone koha ne te tilla situata Ku jane sistemet mbrojtse Ku jane sistemet sulmuse Vendstrehimet Rezervat ne Armatim ushqim ilace trupa? Me 8500 ushtarak Aktive ku 20% etyre jane operacional te tjeret edhe sherbimin nuk mbulojne dote ? Po mbledhe Rezervist me cfare Standarti 50 vjec ? Apo na mbrone Nato ? Neni pese lexoje dhe nje her deri sa te miratohet rezoluta me 2/3 e votave ne Ks nga OkB Antari natos e mbron vet veten me 1000 trupa operacional F.toksore ti mbron vetem 8km vije mbrojtje se F Ajrore dhe detare eshtr me duart nga qelli as trupa as Arme kjo eshte per Ata qe luftojn nga rrjetet nuk mjafton vetem vullneti per Lufte ?

    Përgjigju
  • Lezha: 07/10/2023 11:49

    Dihet qe hamasi u sponsorizua nga rusia..

    Përgjigju
  • Pse: 07/10/2023 11:36

    Quhet terrorizem kur sulmon hamasi dhe jo kur sulmon izraeli vendet jane ne lufte te dyja kan ber krime lufte ne te pafajshem.

    Përgjigju
    • Popo: 07/10/2023 12:45

      Nuk mund te thuash "vendet jan ne lufte" sepse palestinezet nuk kan shtet apo ushtri apo qeveri jan ushtaret profesionist te ashtuquajturit izrael me tabqe edhe avion edhe helikopter kundra civil te palestines me llastiqe edhe hedhin gurje edhe djegin goma kot. Ato qe izraeli bën (vret gra dhe femij) jan krime lufte/krime kubdra njerezimit por nga qe jan aleat te amerikes nuk thot fje njeri. Ne ukrain vdesin 5 app 10 civil (gjera qe ndodhin ne lufte) edhe kta nxjerin putinin ne kerkim nderkombetar kurse izraeli vret me qindra civil cdo vit edhe nuk thot njeri gje

    • Llesh: 07/10/2023 11:58

      Idjot bastard

  • Artan: 07/10/2023 11:33

    Me Izraelin ta kryejne keta halldupet

    Përgjigju
  • Shkodrani-Belgjike: 07/10/2023 11:07

    Izraeli duhet te zhduket nga faqja e dheut, ata jan çifut të pa bese, mir ja ka ba Hitleri.

    Përgjigju
    • Ha'tikvah: 07/10/2023 20:00

      Allahu perendia pagane dhe profeti i tij pervers do digjen ne ferr bashke me te gjithe ndjekesit e tyre. Ora po ju afron.

    • Parrucjani: 07/10/2023 16:12

      Idiot komplet

    • Popo: 07/10/2023 14:10

      O lomi, ajo qe thua ti do qendronte neqoftese ishte vetem palestina kundra izraelit se palestinezet qellojn me llastiqe edhe ne gur kundra tanqeve por problemi i antikrishtit (izraelit) esht se ekziston nje vend qe quhet iran edhe syria, ja sa te mar cik veten asadi se per pak e hoqen na pushteti por koken izraelit do ja mar syria edhe irani jo palestina. Nuk e kuptoj pse palestinezet nuk dergojn njerez ne evrop edhe te vrasin cifut por humbasin me dhjetra "luftetar" per te vrar 1 apo 2 apo 3 izraelit. Ne evrop ben kerdin me 2-3 veta vret me dhjetra na kta se jan lirshem neper qyetete kan lagjet e tyre etj

    • Lomi: 07/10/2023 11:29

      Palestinezet do pushojn se egzistuari, ata yerrorit po vrasin njerez te pafajshem, palestina nuk njeh kosoven. Duhet te zhduket

  • Scutari: 07/10/2023 10:49

    Tashti Hamas nuk ka më raketa (raketa i thënshin)! Izraelitët kanë pretekstin dhe do t'i bëjnë hi nga ajri të gjithë pa dallim.

    Përgjigju
  • Gazepi: 07/10/2023 09:58

    Asgje sdo ndodhe. Do vriten ca islamike e do digjen ca taleban ne hell. Mos e kruani bythen me izraelitet jane populli perzgjedhur.

    Përgjigju
  • Beni: 07/10/2023 09:30

    mire jua bejne ketyre ndyresirave okupatore , nga njera ane bejne viktimen e nazizmit kurse nga ana tjeter pushtojne dhe vrasin njerez te pafajshem

    Përgjigju
  • Turi: 07/10/2023 09:22

    Izraeli eshte shtet okupator por asnje nuk guxon ti vendos sanksione apo ti bej presion sepse jane aleatet e Amerikes

    Përgjigju
    • o Berto: 08/10/2023 10:49

      po kur fillon historia? Jesus ishte 'arabopalestines' dhe cifutet qe ishin tribu e vogel aleate me Romen(NATO-USA E sotme), e vrane pastaj ja mbathen ...Ne 1947 nuk dinin cte benin me Cifutet u dhane nje cop toke! Shiko HARTEN E 1947 edhe KRAHASOJE me te SOTMEN!!! Thjesht edhe nje femij e kupton Historin e Izraelit DHE TE PUSHTUESVE

    • Berti: 07/10/2023 10:41

      Okupator varet nga periudhat kohore Turi, izraeli ka qene zot ne ato toka sot e 3000 vjet para.Lexo historine

    • Mjeksia: 07/10/2023 10:16

      Amerika aleat i Shqiptareve edhe Kosovareve KONKLUZIONI= ulu dhe flej gjume

  • ISH USHTARAK I U.P: 07/10/2023 08:56

    Dihe që izraeli është kobure në atë zonë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Moti i keq në Durrës, ishte ankoruar në portin e peshkimit, fundoset peshkarexha ‘Gimi dhe Geri’

Moti i keq në Durrës, ishte ankoruar në portin e peshkimit, fundoset peshkarexha ‘Gimi dhe Geri’