Borrell: Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave! Një çështje e tejzgjatur, koha për përparim

Borrell: Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave! Një çështje e tejzgjatur, koha për përparim

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, është shprehur se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.

Deklarata e Borrell është shpërndarë nga “EULEX” në Kosovë, përmes një postimi në rrjetin social Twitter.

Kreu i politikës së jashtme se liberalizimi i vizave për Kosovën është tejzgjatur, dhe se kjo është një çështje e cila duhet të përparojë.

“Liberalizimi i vizave për Kosovës është tejzgjatur. Vendi i ka përmbushur të gjitha kriteret dhe ne tani duhet të bëjmë përparim për këtë çështje. Unë do ta mbështes plotësisht këtë”, shprehet ai.

Borrell gjithashtu preku edhe dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se do ai të bëjë të mundur një takim mes dy vendeve, në qershor.

“Unë gjithashtu do të bëj të mundur një tjetër takim të nivelit të lartë mes Serbisë dhe Kosovës në qershor”, shkruan ai.

Zërat për liberalizimin e vizave janë shtuar kohët e fundit.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës