Kryetari i bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo përcolli mesazhin e urimit për qytetarët e Himarës.
Atje ku babagjyshi mbërrin nga deti.
Ejani e të festojmë së bashku”, u shpreh kryebashkiaku.
Përmes një postimi në facebook Tavo zbulon dhe aktivitetet festive dhe fton qytetarët të festojnë në këtë ditë të shenjtë të Krishtlindjes, ditën e shpresës e gëzimit.
Një maratonë festive që nis në orën 10:00 me paradën e babagjyshëve e kulmon në koncertin e madh në orën 18:00
Ndër aktivitetet e parashikuara është edhe Oda Himarjote, ku parashikohet mbajtja e panairit të artizanatit, poçerisë dhe kulinarisë.