Borrell: Ndihmat humanitare duhet të hyjnë sa më shpejt në Gaza

Borrell: Ndihmat humanitare duhet të hyjnë sa më shpejt në Gaza

1697617375_borrell.webp

Kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka bërë thirrje për “më shumë” furnizime thelbësore, për të hyrë “më shpejt” në Gaza, pasi bllokada e Izraelit dhe bombardimet e pamëshirshme janë shndërruar në një krizë shkatërruese humanitare.

“Ministrat e shteteve anëtare do të diskutojnë një “pauzë humanitare” të mundshme për të lehtësuar dërgimin e ndihmave në enklavën palestineze në një takim për çështjet e jashtme të hënën. Gjëja më e rëndësishme është të bëjmë thirrje për mbështetje humanitare për të shkuar në Gaza. Ne, Bashkimi Evropian, kemi rritur mbështetjen tonë, por ka radhë dhe radhë kamionësh që presin të hyjnë. Ata duhet të hyjnë dhe duhet të sjellin gjëra që janë shumë të nevojshme", u tha gazetarëve Borrell, raporton CNN.

Dy kolona kamionësh me ndihma që transportonin ndihma kaluan në Gaza gjatë fundjavës, sipas autoriteteve palestineze dhe egjiptiane.


Lajmi kryesor:

Lufta në rripin e Gazës/ Izraeli shtyn operacionet tokësore për 'blerë' kohë për negociatat e pengjeve! Hamasi liron 4 gra në orët e fundit


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Shpërndanin kokainë me makinë dhe tentuan arratinë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar, nën hetim shoku! Të dy me disa precedentë penalë

Itali/ Shpërndanin kokainë me makinë dhe tentuan arratinë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar, nën hetim shoku! Të dy me disa precedentë penalë