Kryeministri Edi Rama ka mbështetur deklaratën e Bashkimit Europian ku kërkohen zgjedhje të parakohshme në veri të Kosovës. Duke komentuar postimin në tëitter të përfaqësuesit të lartë të BE, Josep Borrell i cili paralajmëroi pasoja të rënda për Serbinë dhe Kosovën nëse nuk ulin tensionet, Rama tha se thirrja nuk mund të jetë më e qartë se kaq.

Ai e konsideroi praninë e policisë në mbrojtje të ndërtesave bosh si një lëvizje absurde dhe gjithashtu edhe një veprim aspak evropian vendosjen e ushtrisë serbe në kufi me Kosovën.

“BE-ja nuk mund të ishte më e qartë! Vazhdimi i këtij mosplani absurd duke vendosur policinë për të mbrojtur ndërtesat boshe në të cilat zyrtarët e zgjedhur nuk mund të hyjnë, dhe nga ana tjetër, vendosja e trupave të ushtrisë për të kënduar në kufirin e një vendi tjetër nuk mund të ishte më vetëshkakuese dhe më pak evropiane”- shkruan Rama.

Më herët, përfaqësuesi i lartë i BE, Josep Borrell ka kërkuar që të ketë zgjedhje të reja vendore në 4 komunat e veriut të Kosovës si dhe angazhim në dialogun e lehtësuar nga BE.

“BE-ja bën thirrje për deeskalim të menjëhershëm, zgjedhje të reja lokale në 4 komunat në veri të Kosovës dhe angazhim në dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Ne jemi të gatshëm të zbatojmë masa të vendosura nëse Kosova dhe Serbia nuk i zbutin menjëherë tensionet”- shkruan Borrell.

‘ultimatumin’ e vendosur më herët, Bashkimi Evropian nënvizoi 4 kërkesa për Kosovën, kryesorja prej tyre ishte përsëritja e zgjedhjeve. Të tjerat ishin pezullimi i operacioneve policore në afërsi të ndërtesave komunale në veri të Kosovës si dhe që kryetarët e komunave përkohësisht të kryejnë detyrën e tyre në objekte të ndryshme nga ndërtesat komunale. E fundit është vendosja para ligjit e atyre që sulmuan ushtarët e KFOR.