Kreu i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell tha se është e rëndësishme që qytetarët serbë në Kosovë që kanë të drejtë vote, të mund ta ushtrojnë atë për ndryshimet kushtetuese në Serbi, që do të mbahet të dielën më 16 janar.
Ai tha se në të kaluarën ka qenë OSBE, ajo që ka lehtësuar grumbullimin e votave të qytetarëve serbë që jetojnë në Kosovë.
“Dje kam biseduar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe presidentin e Serbisë, Alleksandar Vuçiç lidhur me grumbullimin e votave në Kosovë për referendumin kushtetues që mbahet të dielën në Serbi. Grumbullimi i votave në të kaluarën është bërë me lehtësimin e OSBE-së. Qytetarët duhet të jenë në gjendje që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votimit”, ka shkruar në Twitter Borell.
Kryeministri i Kosovës, Albni Kurti është shprehur se qytetarët serbë me shtetësi të dyfishtë do të mund të votojnë vetëm përmes postës apo Zyrës Ndërlidhëse serbe në Prishtinë.
"Gjatë një bisede me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell unë shpreha qëndrimin tonë: Serbët në Kosovë me shtetësi të dyfishtë mund të votojnë në referendumin e Serbisë përmes postës apo në Zyrën Ndërlidhëse në Prishtinë. Referendumi i një shteti tjetër në një territor sovran nuk është praktikë e pranueshme nga asnjë shtet demokratik”, tha Kurti në një postim në Twitter, pas bisedës me Borell.
Nga ana tjetër, presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, ka thënë se do të ketë pasoja të mëdha, në rast se serbëve në Kosovë nuk do t’iu lejohet të votojnë për referendumin e Serbisë.
Qytetarët e Serbisë, më 16 janar, do të votojnë me “po” ose “jo” lidhur me pyetjen “A jeni për konfirmimin e aktit për ndryshimin e Kushtetutës së Republikës së Serbisë?”.
Nëse ndryshimet miratohen, sipas autoriteteve të Serbisë, politika do të përjashtohet nga zgjedhja e gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk e do Serbinë e fortë dhe kjo është arsyeja pse nuk e lejoi referendumin. Bërnabiç tha se Kurtit nuk mund t’i bëjnë asgjë as vendet e Quint’it.
“Kurti nuk e do Serbinë e fortë, kjo është arsyeja pse nuk e lejoi referendumin”, është shprehur Bërnabiç.
“Vendet e Quintit kanë treguar se nuk mund t’i bëjnë asgjë Kurtit, ose nuk duan sepse vetë thanë se e bënë maksimumin, por nuk mundën të bëjnë asgjë”, ka thënë Bërnabiç.
E meqë Kosova nuk lejoi të mbahet referendumi në territorin e Kosovës, serbët e Kosovës kanë mundësi të votojnë në Kushumli, Rashkë, Novi Pazar dhe Vranje.
Referendumi në Serbi mbahet që të bëhen ndryshime kushtetuese, në mënyrë që t’i krijohet më shumë pushtet degës së Gjyqësorit në emërime dhe shkarkime. Ambasadorët e Quint’it në Kosovë bënë thirrje që të lejohet që ky referendum të mbahet në Kosovë, por kjo gjë u kundërshtua kategorikisht nga forcat e mëdha politike në vend.
Madje, Kuvendi i Kosovës miratoi rezolutë kundër mbajtjes së këtij referendumi./GazetaExpress
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, ka thënë se do të ketë pasoja të mëdha, më të mëdha se që i mendon Kosova dhe QUINT-i, në rast se serbëve në Kosovë nuk do t’iu lejohet të votojnë për referendumin e Serbisë. Një deklaratë të tillë Vuçiç e ka bërë gjatë një intervistë për televizionin publik të Serbisë.
“Është shumë më e rrezikshme që po përgatiten për referendumin, e kjo është që të mos lejohen serbët të votojnë. Kjo do të shkaktojë pasoja të gjera”, ka thënë Vuçiç. I pyetur nëse serbët do të lejohen të votojnë në Kosovë, Vuçiç ka thënë: “Do ta shohim”.
“Pasojat do të jenë shumë më të rënda dhe më të gjera sesa shqiptarët dhe QUINT-i e imagjinojnë për momentin. Të respektojmë marrëveshjen e Brukselit dhe gjithçka që është rënë dakord paraprakisht”, ka shtuar ai./ Express
Duke marre si referim rregullat e vendeve te tjera,qytetaret serbe qe kane dy-shtetesi serbe dhe kosovare kane te drejte te votojne vetem me dy menyra:1-me poste,duke e derguar voten me poste 2-duke vajtur vete ne Serbi dhe duke qene vete te pranishem fizikisht ne votim.Cdo metode tjeter,me konkretisht,serbe qe jetojne ne Kosove,por jane vetem shtetas te Kosoves,si dhe vende te caktuara,ku votohet direkt me vote ne kuti votimi,jane te kundraligjshme dhe shkelje e sovranitetit te Kosoves.
PërgjigjuPasoja leshi do kete. Ne e dime si te veprojme kur del derri nga stalla. Bota serbe per shqiptarin eshte stalla e derrit, e mbushur me e dini vete cfare dhe e stolisur me ate qe e dini dhe e hani. S’ka patur kurre serbi dhe kurre s’do kete. Lehni tani sa keni Edvin bq ne krye, por do e mbyllni se shpejti! Serbia eshte komb derrash
PërgjigjuNuk eshte e ligjshme te votojne serbet,shtetas te Republikes se Kosoves ne Referendumin e Serbise.Keta serbe jane banore dhe shtetas te Kosoves,nuk jane banore te Serbise.Referendumin per Kushtetute te nje shteti,konkretisht ketu te Serbise,ju takon te votojne vetem banoret dhe shtetasit e Serbise,jo banoret e shtetit tjeter,sic eshte rasti ketu qe po kerkohet qe serbet e Republikes se Kosoves,te votojne per Kushtetuten e Serbise.Kjo nuk eshte as e ligjshme e as e drejte Kushtetuese.Eshte jo korrekte dhe krejtesisht e padrejte qe, nderkombetaret proferojne qe Kosova te mundson serbeve te Kosoves,qe te marrin pjese ne referendum te Serbese.
PërgjigjuRrofte open balkan dhe bashkimi vellazeror rama-vucic.
Përgjigju