Borrell takohet me kryeministrin palestinez: Izraeli duhet të ndalojë dhunën në Bregun Perëndimor! 421 palestinezë të vrarë që nga fillimi i vitit

Borrell takohet me kryeministrin palestinez: Izraeli duhet të ndalojë dhunën në Bregun Perëndimor! 421 palestinezë të vrarë që nga fillimi i vitit

1700239618_FRFR.PNG

 
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me kryeministrin palestinez Mohammad Shtayyeh në Ramallah, në Bregun Perëndimor.

Borrell theksoi incidentet e shumta të ndodhura në Bregun Perëndimor, dhe se që nga fillimi i këtij viti 421 palestinezë janë vrarë atje.

"Ne nuk duhet të harrojmë situatën në Bregun Perëndimor. Që nga fillimi i vitit, 421 palestinezë janë vrarë, që nga fillimi i tetorit janë 202. Numri i komuniteteve të dëbuara nga shtëpitë e tyre është rritur dhe sot atje janë mbi 150 koloni ilegale",- është shprehur Borrell.

Po ashtu, Borrell nënvizoi se BE i ka kërkuar Izraelit që të parandalojnë përsa u përket atyre, dhunën në Bregun Perëndimor

“Ne u kemi kërkuar autoriteteve izraelite që ta trajtojnë këtë çështje, në nivelin më të lartë, për të parandaluar një shpërthim dhune në Bregun Perëndimor. Ngjarjet dramatike që janë zhvilluar që nga 7 tetori, kanë theksuar çështjen palestineze. Tani nuk ka zgjidhje tjetër përveçse ta marrim atë shumë seriozisht. Kuadri në të cilin mendoj se duhet të punojmë. mund të përmblidhen në tre pika, të cilat janë jo zhvendosja e detyruar e palestinezëve nga Gaza, asnjë ndryshim territorial nga Izraeli, asnjë shkëputje e Gazës nga çështja e përgjithshme palestineze",- shtoi ai.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Izraeli: Operacioni ushtarak do të shtrihet në jug të Gazës! Bastisja izraelite në Khan Younis, 10 viktima, 2 viktima në Jenin! Shkon në 12 mijë numri i palestinezëve të vrarë


K.M/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Nuk jeni shumë të fokusuar te dashuria... horoskopi për sot

Nuk jeni shumë të fokusuar te dashuria... horoskopi për sot