Në një konferencë për mediat pas takimit mes Albin Kurtit dhe Aleksandar Vuçiç në Bruksel, Përfaqësuesi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka dalë me një deklaratë zyrtare dhe ka përshëndetur hapat pozitivë sipas tij. Ai e konfirmoi se drafti që u prezantua sot për statutin e Asociacionit, do të jetë një pikë fillestare për diskutim.
Borrell para mediave ka deklaruar se ky nuk është drafti final, derisa kryeministri Kurti ndau “këndvështrimet e tij në lidhje me komunitetin serbe dhe mbrojtjen të drejtave të tyre”.
“E dyta – Sot ekipi menaxhues prezantoi draftin e parë para palëve. S’është drafti final. Është një pikë fillimi. Këtu është. Ky draft për Asociacionin përbën një pjesë të rëndësishme të marrëveshjes. Ky draft tashmë është vënë në tryezë. Kryeministri Kurti ndau me ne këndvështrimet e tij për mborjtjen e të drejtave të komunitetit serb në Kosovë, dhe siç pritet, këndvështrimet e palëve janë shumë të largëta mes vete sa i përket këtij Asociacioni. S’kam pritur ndonjë gjë tjetër. Isha i bindur se palët do të kenë vështrime të ndryshme për natyrën e Asociacionit të komunave.” – tha ai.
Tutje, Borell ka kërkuar nga të dyja palët që të jenë konstruktive, dhe “të jenë të gatshëm për t’i bërë kompromiset e duhura”.
“Dua të inkurajoj të dyja palët që të angazhohen ne mënyrë konstruktive dhe në mirëbesim, dhe të jenë të gatshëm të bëjnë kompromiset e duhura, progres duhet të udhëzohet nga marrëveshjet e kaluara dhe në përputhje me praktikat e modelet evropiane, kemi shumë të tilla, kemi shumë raste të Asociacioneve, apo komunave me të tilla natyra.” – u shpreh ai.
Mes tjerash, sa i përket kësaj çështje, Borell u shpreh si vijon: “Këto do të duhej të merreshin parasysh gjatë negocimit, ne do të lehtësojmë procesin që të arrihet një marrëveshje përfundimtare, duke filluar nga drafti i prezantuar sot”.
Lajmi kryesor: