Borrell-Blinken: Do të punojmë për të përmirësuar qeverisjen e Ballkanit Perëndimor dhe për të nxitur reforma që do të bëjnë të mundur integrimin në BE
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony J. Blinken dhe Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell
Në një takim të zhvilluar mes Përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme, Josep Borrell dhe Sekretarit amerikan të shtetit Antony J. Blinken u diskutua edhe lidhur me Ballkanin Perëndimor.
Takimin e ka bërë me dije Borrell i cili shkruan se mes shumë diskutimeve theksi është vënë edhe në çështjen e Ballkanit Perëndimor. Ai shtoi se në Ballkanin Perëndimor, perspektiva evropiane mbetet një përparësi si për BE-në ashtu edhe për SHBA-në.
“Ne gjithashtu biseduam për Ballkanin Perëndimor, çështje në të cilin Sekretari amerikan, Antony Blinken është angazhuar për një kohë të gjatë. Në Ballkanin Perëndimor, perspektiva evropiane mbetet një përparësi si për BE-në ashtu edhe për SHBA-në.”
Borrell është shprehur se do të punojnë për të përmirësuar qeverisjen Ballkanit Perëndimor, për të ndërtuar qëndrueshmëri dhe për të nxitur reforma që do të bëjnë të mundur integrimin në Bashkimin Evropian.
“Ne do të punojmë së bashku, duke shmangur çdo lloj konkurrence midis nesh, për të mbështetur pajtimin dhe për të përmirësuar qeverisjen, për të ndërtuar qëndrueshmëri dhe për të nxitur reforma që do të bëjnë të mundur integrimin në Bashkimin Evropian.”
Bashkimi Evropian është partneri më i rëndësishëm i Ballkanit Perëndimor.
J.GJ./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Hapësirat publike në plazhe, sipas jush janë:
-
Shumë
93%
-
Pak
6.6%
-
Mjaftojnë
0.4%
Vota total: 39605
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Pas atentatit, Donald Trump zgjedh kandidatin për zëvendëspresident të SHBA-ve
15 Korrik, 21:36
-
'Dështoi eliminimi i Trump, por jo atentati, eksperti në '5 Pyetjet': Shërbimet e sigurisë ceduan! Evakuimi ishte shumë i ngadaltë
15 Korrik, 21:34
-
Varësia e Perëndimit nga lënda djegëse bërthamore ruse
15 Korrik, 19:32
-
Pikëpyetje rreth masave të sigurisë pas atentatit ndaj ish-Presidentit Trump
15 Korrik, 14:47
-
Kryeministrja e Estonisë jep dorëheqjen për t’u bërë kryediplomate e BE-së
15 Korrik, 12:49
-
Sulmi ndaj Trump, atentatori u pa në çati, por u injorua! Të gjitha gabimet e Shërbimit Sekret (VIDEO)
15 Korrik, 09:13
-
Mero Baze: Donald Trump shpëtoi nga Zoti, SHBA shpëtoi nga Donald Trump
14 Korrik, 19:32
-
Frrok Çupi: Ne, të gjithë, pas një Trumpi të gjakosur
14 Korrik, 16:28
-
Urrejtja, armiku ynë i përbashkët përtej racës, gjinisë e kombësisë
14 Korrik, 11:06
-
Të shtëna me armë kundër Trump, Biden dënon aktin e rëndë: S’ka vend për këtë dhunë në Amerikë
14 Korrik, 07:46
-
SHBA/ Të shtëna me armë ndaj Donald Trump! Plagoset në njërin vesh, vritet atentatori 20 vjeçar! Dyshime si funksionoi siguria ndaj ish presidentit
14 Korrik, 01:25
-
Biden premton masa mbrojtëse për imigrantët, Trump dëbime masive
13 Korrik, 20:16