Borsh/ 50 familje në protestë: Kadastra na ka bllokuar certifikatat e pronësisë! Shteti ia ka dhënë tokën Komunitetit Mysliman

Borsh/ 50 familje në protestë: Kadastra na ka bllokuar certifikatat e pronësisë! Shteti ia ka dhënë tokën Komunitetit Mysliman

Në fshatin turistik të Borshit, 50 familje protestojnë pasi Kadastra ka bllokuar certifikatat e pronësisë për tokat bujqësore, të cilat ata i kanë përfituar nga ligji 7501. Kadastra ka bllokuar pronat prej 1 viti e gjysmë pasi ka mbivendosje. Sipërfaqen prej 7 mijë metra katrorë, të pretenduar nga banorët, shteti ia ka dhënë Komunitetit Mysliman.

Sipas banorëve, këto pretendime janë të pabaza dhe institucionet shtetërore nuk kanë dhënë asnjë zgjidhje konkrete, pavarësisht ankesave dhe kërkesave të shumta.

 “Kur erdhën prindërit e mi këtu, zona ishte moçalishte. E kemi kthyer në tokë të punueshme me shumë sakrificë. Tani nuk na e lejojnë ta gëzojmë,” – shprehet ajo me revoltë.

Venedike Hoxha tregon se ka qenë 4 vjeç kur është vendosur me familjen në këtë zonë. “Sot, unë nuk mund të përdor tokën që kam punuar gjithë jetën me prindërit e mi. Ky është një abuzim i pastër nga shteti.”

“Sot ajo certifikate është kthyer në një copë letër pa vlerë. Nuk kemi as të drejtë ta shesim, as ta punojmë. A është ky shteti që na premtoi pronat tona?”

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 30 Mars, 00:06

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?



×

Lajmi i fundit

Këto janë 4 shenjat  e horoskopit që mendojnë se janë më të mirë se të tjerët

Këto janë 4 shenjat e horoskopit që mendojnë se janë më të mirë se të tjerët