Banorët e 4 njësive administrative Buz, Luftinjë, Qesarat dhe Krahës në Bashkinë e Memaliajt kanë disa ditë pa energji elektrike. Banorët po vuajnë mjaft nga kjo problematikë pasi linjat elektrike janë te amortizuara.
Me dhjetëra banorë protestuan në Luftinjë pasi dritat mungojne në shtepite e tyre prej nje jave. Shtyllat elektrike dhe përcjelljesit jane rrezuar per shkak te motit te keq, sic shihet ne pamje. Po keshtu kabina elektrike është tërësisht e ekspozuar karshi kushteve atmosferike.
“Ne kemi një javë pa drita. Shtyllat janë rrëzuar përtokë. . Kemi marrë 100 herë OSHEE në telefon por askush nuk e vë ujin në zjarr.
![]()
Pa drita kemi një javë, fik-ndiz! Paratë e faturave i marrin ata, por nuk i rregullojnë defektet. Sa fryn një erë ikin dritat.
Shtyllat kanë rënë, janë rrëzuar. Atje tek kabina ka defekt dhe nuk vënë dorë.
Zona jonë është lënë pas dore, pa rrugë pa drita. Buzi dhe Luftinja kanë të njëjtën linjë elektrike që është bërë në vitet ’70.
Institucionet të bëjnë projekt për linjë të re për këto zona. Përpos defekteve këtu është tensioni i ulët, digjen pajisjet.
Kam therur viçin mu prish mishi, s’kam ku e çoj. S’ka energji.
Po kështu kemi probleme me rrugën, është e pakalueshme”- thanë banorët.
Pas publikimit të lajmit nga Report Tv, OSSH njoftoi se aktualisht të gjitha zonat e prekura furnizohen normalisht me energji elektrike
"OSSH, pjesë e OSHEE Group, e ka ndjekur me shumë prioritet situatën e furnizimit me energji elektrike në zonat e prekura nga moti i keq gjatë ditëve të fundit, duke angazhuar stafet teknike për riparimin sa më të shpejtë të defekteve. Aktualisht, të gjitha zonat e prekura furnizohen normalisht me energji elektrike, ndërkohë që po monitorohet me kujdes situata, në kushtet kur moti vijon të jetë pengesë për një qëndrueshmëri më të sigurt të rrjetit.
Drejtuesit e agjencive të OSSH-së janë në kontakt të vazhdueshëm me banorët për çdo shqetësim që ata kanë. Më herët janë bërë ndërhyrje në rrjetin e tensionit të ulët dhe në disa kabina, ndërkohë që po shqyrtohet ndërhyrja më e thelluar në tensionin e mesëm", thuhet në njoftim.
Komente


Dhe thote Rama kthehuni! Ku te kthehemi o Rame?! Keta kane nje jave pa drita.Ne vitet 90' vuanim keshtu me jave pa drita,tani jemi ne 2025.U desh te njoftohej Report TV, qe te vihej ne levizje OSHEE!
Përgjigju