Kishte shkuar për të kaluar pushimet në Borsh të Sarandës, por pas një konflikti me disa shtetas të tjerë Premtim Bega 31 vjeç humb jetën.

Ndaj Begës është qëlluar 7 herë me thikë ndërsa policia ka mundur të zbardh ngjarjen duke arrestuar tre të dyashuarit si autorë të vrasjes. R.Sh 19 është arrestuar i pari nga blutë i fshehur në një banesë në afërsi të Sarandës, ndërsa pak orë më vonë policia ka arrestuar në pyllin e fshatit Kudhëse dhe shtetasin Thanas Hodo dhe Xhonatan Muçaj, të përfshirë në këtë ngjarje. 

Në operacion për kapjen e tyre u përfshinë 30 forca policore.


Momentet e arrestimit të 3 autorëve të dyshuar për ngjarjen në Borsh 

Në këtë ngjarje të plagosur kanë mbetur Ednold Ormanaj 23 vjeç, Enea Myftari, 24-vjeçari Donald Kosta. Ky konflikt ka nisur pas një grindje mes të rinjve në një lokal nate duke përfunduar më pas me viktima.

Sipas policisë, shkak për këtë ngjarje është bërë një konflikt banal.

Viktima Premtim Bega ka qenë duke kaluar me makinë pranë lokalit ku po rrinin autorët.
 
Për shkak të shpejtësisë, nga rruga e prishur është ngritur pluhur. Ky veprim iu është dukur i qëllimshëm autorëve, të cilët kanë ofenduar dhe më pas janë konfliktuar fizikisht me viktimën.

Në sherr e sipër, një prej autorëve ka marrë thikë në lokal ndërsa të tjerë mjete të forta dhe kanë nisur të qëllojnë mbi 31 vjeçarin duke i marrë jetën. 

Disa nga personat e përfshirë në këtë krim sipas policisë janë trafikantë droge dhe persona me probleme me ligjin në të shkuarën.
 
Ndërkaq të plagosurit e tjerë kanë qenë të rastësishëm në skenën e krimit dhe në tentativë për të shuar konfliktin janë qëlluar nga tre të arrestuarit.

Ata janë dërguar nga persona të rastësishëm për në spitalin e Sarandës dhe aktualisht janë jashtë rrezikut për jetën. 

Ednold Ormanaj njëri nga të plagosurit tregon për Report TV se ka parë të shtrirë në tokë viktimën dhe ka ndërhyrë për të ndarë sherrin.

Por në këtë moment ai pohon se është qëlluar prej autorëve. Sipas tij, ai është qëlluar me kaçavidë në pjesën e kraharorit, nga ana e majtë.

Ndërkohë xhaxhai i Ednold tregon për momenti kur ka marrë vesh lajmin dhe ka shkuar për t'i ardhur në ndihmë nipit.

premtim bega
Premtim Bega,31-vjeçari i vrarë
 
Dëshmia e të plagosurit Ednold Ormanaj
"S’kam ardhur me ambulancë fare, më kanë sjellur me makinë një mik që kaloi rastësisht. 

Nuk e di nëse është lajmëruar ambulancë. 

Nuk kisha konflikt unë, kalova rastësisht, pashë shokun tim që ishte aty, hyra ti ndaja vetëm kur filluan të më sulmonin me kaçavidë, nuk e kuptova ca kishte ndodhur e çfarë ndodhi. 

Nuk e di unë me çfarë ishte goditur viktima, kur vajta unë e gjeta në shesh. Unë gjak nuk kam parë kur kam vajtur se ishte shumë errësirë dhe nga goditjet u hutova fare. Nuk ja kam idenë fare nëse sherri është banal, kot, pa arsye. Nuk e di fare çfarë ka ndodhur"
u shpreh i riu.