Armando Broja do largohet në fundin e sezonit nga Chelsea. Sulmuesi që luan në huazim te Fulham duket se nuk ka më vend te Blutë e Londrës dhe vera e 2024 pritet të jetë vendimtare për të.
Mediet në Angli bëjnë me dije se Borussia Dortmund, finalisti i këtij sezoni të Champions League, është futur në garë për të marrë shërbimet e Brojës. Nuk do jetë çudi që një ndër klubet më të sukseshme vitet e fundit të afrojë Brojën për golat.
Te Chelsea duan 45 milionë euro për Brojën, ndërsa gjermanët janë të gatshëm të ofrojnë deri në gjysmën e saj. Me kontratë deri verën e 2028 te Chelsea, Broja ka qenë edhe më herët dëshirë e Dortmund, ndërsa tani rrethanat kanë bërë që interesi konkret të realizohet.
Veç Dortmund, edhe skuadra që sezonin e ri do luajë në Premier League, Ipswich Town është shtuar në listë për shërbimet e Brojës.