Borussia Dortmund ndal Liverpool
fitojnë Sevilla, Villareal e Shakhta

Borussia Dortmund ndal Liverpool<br />fitojnë Sevilla, Villareal e Shakhta
Kanë përfunduar mbrëmjen e së enjtes katër takimet e para çerekfinaliste të Ligës së Europës.
 
Kryendeshja mes nënkampionëve të Gjermanisë, Borussia Dortmund dhe ekipit më të titulluar anglez, Liverpool, përfundoi me rezultatin 1-1. Trajneri i reds-ave, Jugen Klopp, mori një barazim me shumë vlera në “Signal Iduna Park” ndaj skuadrës që ai drejtoi për shtatë sezone, Dortmundin.
 
Miqtë kaluan të parët në avantazh, kur në minutën e ’37-të të takimit, sulmuesi belg, Divock Origi zhbllokon rezultatin. Vendasit do t’i përgjigjeshin këtij goli me aksione të njëpasnjëshme, por ajo që mungoi ishte pasa finale. Mkhitaryan, Reus dhe Aubameyang kishin mundësi të mira për të ekuilibruar shifrat brenda 45 minutave të para të ndeshjes, por u ndalën nga mbrojtja e anglezëve dhe forma e mirë e portierit Mignolet.
 
Pjesa e parë mbyllet me fitoren e anglezëve, pavarësisht përpjekjeve të të besuarve të Thomas Tuchel.
 
Por, në pjesën e dytë, Dortmund hidhet i gjithi në sulm dhe gjen menjëherë golin e barazimit.

Pas një krosimi nga këndi, në minutën e '48, qendërmbrojtësi i verdhezinjve, Mats Hummels, çon me kokë një top në rrjetë, duke barazuar rezultatin në 1:1.

jurgen klopp

(Jurgen Klopp takon ish lojtarët e tij të Dortmund, Sahin dhe Piszczek) 

Rezultati nuk ndryshon pavarësisht tentativave të të dy ekipeve për të rrëmbyer fitoren në këtë takim të parë të çerekfinaleve të Europa League.
 
Shifrat 1:1 paralajmërojnë një ndeshje spektakolare dhe emocionuese edhe në "Anfield Road" vetëm pas një jave. 

Në takimin tjetër, Sevilla fitoi në transfertë derbin spanjoll ndaj Atletiko Bilbao me shifrat 2:1. Fillimisht, baskët kaluan në avantazh në minutën e 48′, ndërsa andaluzët barazuan shifrat në minutën e 56′. Goli i fitores për Sevilla u shënua nga Vicente Iborra në minutën e 83′ të takimit.

Dy ndeshjet e tjera të turit çerekfinal, Villareal mori një fitore me çekët e Sparta Pragës me rezultatin 2-1, ndërsa Braga humbi në shtëpi ndaj ukrainasve të Shahtjorit me shifrat 1 me 2.

Rezultatet e mbrëmjes së sotme

ndeshjet




Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)