Pas uzinës së përpunimit të naftës në Ballsh dhe 22 pronave në Vlorë, është radha e Rafinerisë së ARMO-s në Fier të përfundojë në ankand për shkak të borxheve.
Report Tv ka mësuar se një shoqëri përmbarimore ka nxjerrë në ankand 25 prona të Rafinerisë së Fierit për llogari të shoqërisë tjetër shtetërore të naftës Albpetrol.
Në ankand ka përfunduar praktikisht e gjitha rafineria, duke nisur nga linja teknologjike, te depozitat e deri te trojet e ndërtesat.
Vlera e rafinerisë llogaritet nga kompania përmbaruese 20 milionë euro, ndërkohë që borxhet e ARMO-s ndaj Albpetrol, sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit arrijnë në 30 milionë dollarë.
Ajo që bie në sy është se muajt e fundit janë shitur thuajse të gjitha pronat me vlerë të ARMO-s, por me çmime shumë të ulëta.
Vetëm pak muaj më parë, një bankë tregtare bleu për 25 milionë dollarë thuasje tërë rafinerinë e Ballshit, ku përfshiheshin 54 prona të saj. Ndërsa më 1 mars, Ionian Refining dhe Trading Company, kompania offshore që ka marrë në përdorim nga fundi i vitit të shkuar ARMO-n, bleu për vetëm 1 milionë euro 22 prona të ARMO-s në Vlorë.
Asetet përfshijnë një sipërfaqe gjigande trualli prej më shumë se 70 mijë metrash katrorë dhe një numër të madh ndërtesash, me vendndodhje në qytetin e Vlorës. Pronat e ARMO-s kanë përfunduar njëra pas tjetrës në ankande pavarësisht se prej disa muajsh kompania është riaktivizuar nga Ionian Refining dhe Trading Company.
Por kompania gjendet nën akuzë, se nuk ka shlyer detyrimet e ARMO-s ndaj kompanive partnere, tatimeve, madje edhe pagat e punonjësve.
Në muajt e fundit të vitit të shkuar, Qeveria ia kaloi ARMO-n kompanisë Ionian Refining dhe Trading Company me qëllim riaktivizimin e saj. U pretendua se IRTC, arriti të gjejë gjuhën e përbashkët me bankat kreditore të ARMO-s si dhe punonjësve të saj për rifillimin e punës nga 1 shtatori.
Por, po gjatë këtyre muajve disa zyra përmabrimore u vërsulën për bllokimin apo ekzekutimin e llogarive dhe pasurive të kompanisë për llogari të kreditorëve të saj, ndërkohë që u shënua edhe një aksident i rëndë ku gjeti vdekjen një prej punonjësve.
Ndërkaq Ionian Refining dhe Trading Company, ka vazhduar punën gjatë gjithë këtyre muajve. Kompania është themeluar nga një shoqëri e regjistruar në Ishujt Virxhin britanikë, e njohur si parasjë fiskale.
Përfaqësues ligjor i degës Shqiptare rezulton Taulant Musabelliu, ndërsa i kompanisë mëmë Ali Hasan Rahman.
Prej kohësh kompania ARMO është në një situatë tejet të vështirë financiare. Sipas vlerësimeve, borxhet e ARMO-s arrijnë në total rreth 250 milionë euro, 200 milionë ndaj bankave, dhe rreth 50 milionë euro detyrime ndaj tatimeve.
Aktualisht 85 % e kompanisë zotërohet nga një grup azer i quajtur Heni Asets dhe 15 % nga shteti shqiptar.
Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO