Ministria e Financave njoftoi se ka alokuar për shlyerjen e borxheve të prapambetura 88% të shumës ssë parashikuar në buxhet këtë vit. Në kuadër të strategjisë për parandalimin dhe shlyerjen e detyrimeve të prapambetura e të planit të veprimit, deri më datë 30 shtator 2015, Ministria e Financave ka alokuar në total rreth 17.53 miliardë lekë detyrime të prapambetura sipas kategorive:

-Investimet publike, janë alokuar 6.2 miliardë lekë,
-Shpenzimeve korente për mallra dhe shërbime, janë alokuar rreth 0.4 miliard lekë,
-Rimbursim TVSH-je, Tatim Fitimi dhe Akcize janë alokuar rreth 5.75  miliardë lekë,

Të tjera” janë alokuar 5.2 miliardë lekë ku përfshihen: detyrimet për “vendimet gjyqësore”, janë alokuar rreth 3.1 miliardë lekë, “Shpronësimet” janë alokuar rreth 1 miliard lekë  dhe “Emergjencat dhe shpërblimet për lindjet” janë alokuar rreth 1.1 miliardë lekë.

Procesi i shlyerjes së detyrimeve të mësipërme është duke u monitoruar ditë pas dite nga Ministria e Financave në mënyrë që të parandalohet çdo pengesë dhe vështirësi në kryerjen në kohë dhe sa më shpejt të këtij procesi, njofton dikasteri. Në buxhetin 2015 janë planifikuar 20 miliardë lekë për shlyerjen e borxheve të prapambetura.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)