TIRANE- Kandidati i mazhorancës për Bashkinë e Tiranës, Erjon Veliaj, paralajmëroi dje planin e masave që do të ndërmarrë për kthimin e borxheve ndaj biznesit, tw akumuluara nw katwr vitet e mandatit Basha. Gjatë takimit që zhvilloi me përfaqësues të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë, Veliaj foli për 300 ditët e emergjencës që do të shpallë pasi të marrë detyrën e kryetarit të bashkisë.
“Parashikoj situatë emergjence për 300 ditët e para për të shlyer borxhin, por dhe për të kthyer shërbimet në normalit. Mendojmë se ajo që bashkia ka borxh është 1/5 e borxhit real. Do kemi audit të gjithë veprimeve të bashkisë dhe të 13 komunave në 4 vitet e fundit. Pagesat janë detyrimet që shteti duhet t’i njohë. Detyrimet ju njohim por nuk do pranojmë kontratra të minutës së fundit”, deklaroi Veliaj.
Përballë interesit të madh të dhomës së biznesit për sistemin e taksave vendore që Veliaj ka në plan të vendos, kandidati i mazhorancës premtoi se do të përdorë taksat progresive. Veliaj ironizoi për çështjen e taksave kryebashkiakun Basha, i cili sipas tij në katër vite uli vetëm taksën e leshit.
“Për çështjen e taksave, më vjen keq, patëm një premtim të bujshëm përpara 4 vitesh, që do hiqeshin 60 taksa dhe tarifa. Nga kërkimi ynë rezulton që është hequr vetëm taksa e leshit dhe kjo nuk është për batutë, ishte realisht një taksë e leshit në Tiranë. E paguante vetëm një njeri që në bahçen e vet ngjyroste lesh. Dhe të thuash që në 4 vjet, bashkia hoqi taksën e leshit për një njeri që paguante 10 mijë lek në vit dhe ta quash si arritje, kjo është pak fyerje e inteligjencës së njerëzve që i besuam këto premtime. Nuk kam ndërmend të bëhem karagjoz, kam ndërmend të merrem gjatë me këtë punë, mos të humbas fytyrën time për 4 vitet e ardhshme ashtu siç nuk e humba në dy vite në ministri prandaj dhe do doja që të ftoja që fillimisht në këshillin ekonomik të Tiranës, t’i bëjmë një vlerësim mënyrës se si bashkia mbledh të ardhurat, të rrisim bazën që pastaj të kemi mundësi, ta ulim dhe ta diferencojmë për llojet e ndryshme të biznesit”, - tha kandidati i mazhorancës.
Veliaj: Tiranën e vodhën...s'është plaçkë, por zonjë. Le ta zgjojmë!
Kandidati i majt për bashkinë e Tiranës në një takim me banorët e njësive 3, 4 dhe 8 tha duke i kërkuar votën qytetarëve se Tiranën e kanë trajtuar si plaçkë duke e vjedhur e plaçitur gjithë këto vite.
“Kemi 10 ditë që trokasim në cdo derë ftojmë të gjithë të vijnë në rrugën tone në drejtimin e duhur.Këta e vodhën Tiranën e lanë të shkatërruar 4 vite erdhi koha jonë erdhi moment ynë. E vodhën si plackë. Edhe sot po e trajtojnë si plaçkë. Tirana nuk është plaçkë është zonjë. Ne e duam Tiranën në drejtimin e duhur. Kemi pritur 4 vite që të vijë dita që ta marrim mbrapsht Tiranën. Na duhen edhe 10 ditë që kryeqyteti të shkojë në drejtimin e duhur. Me ne, Tirana është në drejtimin e duhur, me fuqinë tuaj, bekimin dhe votën tuaj. Duhet ta çojmë Tiranën nga gjumi 4-vjeçar, ta pastrojmë dhe ta ndërtojmë ashtu siç duhet”- tha Veliaj.
Në mbështetje të Veliajt në takim ishin edhe disa figura të njohura të artit sportit politikës si ministrja Nikolla, Blendi Nallbani etj të cilët mbajtën fjalën e tyre të rastit duke i kërkuar banorëve votën e tyre
Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com