Borxhet ndërmjet ndërmarrjeve të energjisë dhe ujësjellësit arrijnë në 1.3 miliardë euro! KESH detyrimin më të madh

Borxhet ndërmjet ndërmarrjeve të energjisë dhe ujësjellësit arrijnë në 1.3 miliardë euro! KESH detyrimin më të madh

Foto ilustruese

Një mal i madh borxhesh që po vjen gjithnjë e në rritje është krijuar ndërmarrjet ndërmarrjeve publike të energjisë. Të dhënat nga Ministria e Financave tregojnë se stoku i borxhit po shtohet ndjeshëm nga humbja e aftësisë së ndërmarrjeve të ujësjellësve për të shlyer faturat e energjisë dhe enteve të tjera publike.

Në projektbuxhetin e vitit 2023 Ministria e financave raportoi se stoku i borxhit të ndërsjellë ndërmjet kompanive publike në sektorin e energjisë arriti në fund të qershorit 2022 në 156 miliardë lekë ose 1,3 miliardë euro duke arritur një rekord historik.

Shumën më të madhe të detyrimeve e ka KESH me rreth 59 miliardë lekë, nga të cilat 52 miliardë lekë duhet ti marrë nga OSHEE dhe 7.5 miliardë lekë nga OST.

Detyrimet e OSHEE ndaj KESH rrjedhin që në kohën kur kompania e shpërndarjes ishte në pronësi të CEZ. Borxhi i trashëguar nga kjo do të shlyhet në bazë të një marrëveshje për një periudhe 29 vjeçare.

Zëri i dytë më i lartë i detyrimeve, prej 40 miliardë lekësh janë ndaj Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, ku ndërmarrjet publike të energjisë KESH, OSHEE dhe OST kanë dështuar të shlyejnë borxhet dhe garancitë që buxheti i shtetit ka lëshuar ndaj tyre.

Zëri i tretë për nga madhësia e detyrimeve i takon OSHEE-së me rreth 29 miliardë lekë, ku pjesa më e madhe detyrimeve janë borxhet e pashlyera të ndërmarrjeve të ujësjellësit. Borxhi i ujësjellësve ndaj OSHEE është rritur me shpejtësi nga 18 miliardë lekë në fillim të vitit 2020 në 22 miliardë lekë në fund të 6-mujorit të vitit 2022.

Sakaq në vitin 2025, detyrimet e prapambetura parashikohet të reduktohen mbi 30 miliard lekë. Ky parashikim mbart dhe rreziqe. Një prej rreziqeve kryesore është progresi i reformës së ujit.

Në kuadër të reformës në sektorin e energjisë, në muajin Dhjetor të vitit 2020 u finalizua me sukses plani i masave për reduktimin e detyrimeve të prapambetura në sektorin e energjisë elektrike.

Ky plan ofron një seri masash për parandalimin e detyrimeve të prapambetura dhe disiplinimin e pagesave ndërmjet kompanive të sektorit energjetik dhe palëve kryesore të lidhura me to.

Mirëpo që kur ky plan u miratua stoku i detyrimeve është rritur me tej në vend që të ulet.

Përshembull qeveria kishte parashikuar që borxhi i ndërmarrjeve të ujësjellësit ndaj OSHEE-së të arrinte në 15 miliardë lekë gjatë këtij viti, por në fakt këto detyrime janë rreth 22.7 miliardë lekë deri në fund të qershorit 2022./Monitor

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim