Borxhi i CEZ, arrestohet ish
administratori, vodhi 5 mln ​€

Borxhi i CEZ, arrestohet ish<br />administratori, vodhi 5 mln ​€
TIRANË -Ish administrator i borxheve të kompanisë CEZ, Kastriot Ismailaj nën akuzë për pastrim parash në vlerën e miliona eurove është prangosur në banesën e tij këtë të martë nga Policia e Tiranës.

Arrestimi i Ismailajt është bërë me vendim gjykate, e cila në mungesë ka vendosur arrest me burg pas kërkesës së Prokurorisë së Tiranës e cila prej 1 viti heton këtë të fundit për fshehje pasurie, pastrim parash dhe fshehje të ardhurash në vlerën e 5 milionë eurove.

Sipas prokurorisë Ismailaj krijoi 6 kompani fiktive, mes të cilave “Adriatic Development Corporation Ltd” AIC (ALBANIA INVESTMENT CORPORATION) SHPK, ASSET SHPK, DEBT, INTERNATIONAL, ADVISORY – Dega Shqipëri”, VL MARKETING DISTRIBUTION dhe Kastriot ISMAILAJ me nr NIPTI K 3xxxxxG nëpërmjet të cilave kish krijuar një skemë mashtrimi për përfitime monetare në vlera të mëdha parash.

Po ashtu në materialin referuar gjykatës Prokuroria shpjegon se Kastriot Ismailaj është aksioner dhe në kompani Offshore me seli në Gjibraltar si dërgues i transfertave bankare në Zvicër.

Pak ditë më parë Gjykata vendosi sekuestro për pasurinë e Ismailajt, të cilit u sekuestruan llogari bankare në bankat e nivelit të dytë në Tiranë me vlerë 3.4 milionë euro.
Sipas akuzës ky konfiksim është bërë në apelim të ligjit antimafia, ndërsa pritet që të enjten Kastriot Ismailaj të dali para Gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë dhe akuzën e ngritur ndaj tij.

Njoftimi i plotë i policisë për arrestimin e Kastriot Ismailaj
Më datën  12.05.2015 ,nga ana e Specialistëve të Sektorit për Pastrimin e Parave dhe Sektorit për Krimin Ekonomik e Financiar në Policinë e Shtetit  në orët e mbasdites , në  funksion të procedimit penal me nr 6381, të vititi 2014, regjistruar nga ana e Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Tiranë, në bazë të materialeve referuese nga ana e Sektorit për Pastrimin e Parave dhe Sektorit për Krimin Ekonomik e Financiar në Policinë e Shtetit,  u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit:

Kastriot Ismailaj , 52 vjeç, lindur dhe banues  në  Tiranë , pasi , Gjykata e   Shkallës së Parë Tiranë  ka  vendosur   masën e sigurisë  “Arrest me burg“ për veprat penale të “Mashtrimit në shuma të mëdha” dhe “Pastrimit të produkteve të  veprës penale dhe veprimtarisë kriminale  ”,  të parashikuara  nga neni 143/2 dhe 287 i Kodit Penal.

I lartpërmenduri nëpërmjet mashtrimit financiar, krijimit të shoqërive fiktive dhe offshore në Shqipëri dhe në vende me paradise  bankare e fiskale si,  Gjibraltar, Ishujt Brithsh Virgjen, Zvicër, Kongo , Liktenshtein, Luksenburg etj, ka pastruar më se dhjetë miljonë dollarë.

Nga hetimet proaktive të mëparshme është bërë sekuestrimi i afro 4 miljonë dollarë në llogaritë e tij bankare , si dhe tre automjete veturë.
Hetimet vazhdojnë në bashkëpunim me Prokurorinë.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët