Borxhi publik/ 2015, Shqipëria 
nënshkroi 1 mld € hua të reja

Borxhi publik/ 2015, Shqipëria <br />nënshkroi 1 mld € hua të reja
TIRANË - Gjatë vitit 2015 shteti shqiptar ka nënshkruar marrëveshje për të marrë hua të reja apo për të dhënë garanci në masën 976 milionë euro. Sipas ministrisë së Financave, vitin e kaluar huatë më të mëdha janë nënshkruar me Deutsche Bank, në vlerë 250 milionë euro në ndihmë të buxhetit; Bankën Botërore, me vlerë 65.9 milionë euro për projektin e sigurisë dhe mirëmbajtjes së rrugëve dhe me vlerë 32.1 milionë euro për përmirësimin e sistemit shëndetësore, etj. Ndërkohë, një hua më e madhe është marrë në tregun e lirë të kapitaleve, nëpërmjet eurobondit të dytë të emetuar nga shteti shqiptar, me vlerë 450 milionë euro.

Përveç këtyre, shteti ka dalë garant edhe për dy hua, në sektorin energjetik dhe atë të medias audiovizive.

 

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet parlamentare 2025, sipas jush si duhet të votojë diaspora?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Me kapuç në kokë dhe maska, dërgohen në prokurori të arrestuarit më 210 kg kokainë në Greqi

VIDEO/ Me kapuç në kokë dhe maska, dërgohen në prokurori të arrestuarit më 210 kg kokainë në Greqi