TIRANË - Ligji i huamarrjes shtetërore dhe akti normativ i ndryshimit të buxhetit të shtetit për vitin 2014, pritet të jenë pika të nxehta debati mes ligjvënësve në këtë fillim sesioni.
Si ligjin për borxhin edhe aktin normativ, opozita e ka kundërshtuar me forcë nga foltorja e selisë blu, për shkak të bojkotit opozitar. Mosrealizimi i investimeve publike sipas afatit të përcaktuar në buxhetin fillestar të vitit të kaluar, detyroi qeverinë të ndërhynte dy herë në këtë ligj, duke rishpërndarë fondet.
Këtë proces deputetët e opozitës e kanë cilësuar si një mosmenaxhim të mirë të financave publike, por edhe mungesë e shërbimeve për qytetarët. Ndërsa ligji i huamarrjes, nëpërmjet të cilit qeveria synonte të merrte borxh pa autorizimin paraprak të Kuvendit është kthyer për rishqyrtim nga Presidenti, me arsye se bie në kundërshtim me Kushtetutën e vendit. Sipas Presidentit nuk ka asnjë dyshim se ligji është në kundërshtim të hapur me Kushtetuten dhe për ta thënë këtë, kreu i Shtetit e ka shoqëruar dekretin e kthimit të ligjit për rishqyrtim në Parlament me një arsyetim të gjatë dhe të detajuar.
Qeveria ka argumentuar se po e bën këtë për të ulur kostot e borxhit, por sipas Presidentit, duke cënuar edhe parimet ndërkombëtare, Qeveria prek qartazi edhe pushtetin që Kushtetuta i njeh Kuvendit dhe i jep ministrit të Financave, pushtet të pakufizuar. Për këto arsye, Presidenti u kërkon deputetëve ta rishikojnë edhe njëherë qëndrimin e tyre, sepse ligji, siç thotë ai, nuk justifikon qëllimin për të cilin është hartuar dhe bie ndesh me Kushtetutën.
Ligji parashikonte "lënien dorë të lirë" ministrit të Financave, që të marrë borxh në tregun ndërkombëtar pa kaluar për miratim në Kuvend. Kjo, për të bërë të mundur manovrimin në tregun financiar ndërkombëtar me procedura më të thjeshtuara dhe me interesa sa më të favorshme, deri në nivelin e përcaktuar në buxhetin e shtetit.
Sipas kalendarit të punimeve të Kuvendit, Komisioni i Ekonomisë dhe Financave do të ketë të përcaktuara për diskutime dhe miratim një serë nismash të transferuara nga sesioni i mëparshëm, por edhe dëgjesa për funksionimin e një sërë institucionesh shtetërore, të cilat raportojnë në Kuvend për veprimtarine e tyre si KLSH, AMF, Autoriteti i Konkurrencës, Enti Rregullator i Energjisë, etj./ATSH/
/Shqiptarja.com