Borxhi publik në 2019, KLSH: Ishte 66.7% i PBB-së dhe jo 65.9% sa pretendon Ministria e Financave dhe Ekonomisë

Borxhi publik në vitin 2019 ka pësuar rritje me 19.1 miliardë lekë, ky është konstatimi i Kontrollit të Lartë të Shtetit në auditimin vjetor të kryer për buxhetin e shtetit. Sipas auditit kjo rritje e borxhit ka qenë më e lartë tek emetimet e brendshme. Ndikim negativ në këtë luhatje në stokun e borxhit ka dhënë edhe luhatja e kursit të këmbimit apo pagesat e principalit. Po ashtu sipas raportit nga qeveria ka shkelur ligjin për buxhetin pasi nuk janë vendosur kufizime sasiore për marrjen e borxhit të ri, duke lejuar mundësinë e rritjes së tij.

Në total sipas raportit borxhi në fund të 2019 ishte 1,112 trilionë lekë nga 1,107 trilionë lekë që ishte në fund të 2018. Nga ana tjetër KLSH thotë se qeveria ka raportuar deficit buxhetor në vlerë më të ulët se sa realiteti.

“Sipas KLSH, niveli faktit i deficitit për vitin 2019 është i nënvlerësuar me 0.4% në raport me PBB, si rrjedhojë e mos financimit të bonove të thesarit për mbulimin e humbjeve nga rivlerësimi i rezervës valutore të Bankës së Shqipërisë për shumën rreth 6,8 miliardë lekë”, thuhet në auditim.

Një pasaktësi ndikon edhe në vlerësimin real të nivelit të borxhit në vend, vijon më tej Kontrolli i Lartë i Shtetit, teksa e vlerëson borxhin në nivelin e 66.7% të PBB-së dhe jo 65.9% sa pretendon Ministria e Financave.

er.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Parashikimi i motit, e enjte, 26 dhjetor

Parashikimi i motit, e enjte, 26 dhjetor