/ATSH/.- Ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ka porositur qeverinë e re që t'i mbajë duart larg nga sistemi i drejtësisë dhe ta forcojë atë.
Ai duke folur në forumin 'Fol hapur', tha se "prioritet numër një për qeverinë e ardhshme duhet të jetë sundimi i ligjit dhe lufta kundër korrupsionit".
"Nëse nuk ka sundim të ligjit nuk do të ketë as zhvillim ekonomik e as investitorë, të cilët nuk i besojnë sistemit", tha Bosch.

Ai theksoi se askush nuk mund ta mohojë që PDK ka fituar më shumë vota dhe duhet të jetë në qeveri.

Duke folur edhe për dialogun me Serbinë, ambasadori Bosch tha se "edhe Serbia dhe Kosova kanë fituar në këtë dialog, por Kosova do të fitojë edhe më shumë në të ardhmen me njohjen nga Serbia". /KosovaPress/