SHBA - Bosi i rrjetit gjigand të shitjeve ‘Amazon’, Jeff Bezos ka rënë dakort për të blerë gazetën Washington Post për një shumë rreth 200 milionë euro. Bezos do të bëhet pronari i versionit print të gazetës dhe jo asaj online.
Washington Post ka qenë në pronësi të familjes Graham për 80 vjet rresht. Të gjitha dokumentat për shitjen e një prej gazetave më prestigjoze pritet të përfundojnë në 60 ditët e ardhshme.
Kompania Washington Post zotëron edhe një kompani tjetër, por që do të qëndrojë në pronësi të familjes Graham.
Vitet e fundit, gazeta prestigjoze ka pësuar rënie, por që drejtuesit aktual të saj besojnë se së shpejti do të arrijë në nivele të larta duke u barazuar me gazetën më prestigjoze në SHBA, New York Times.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com