Bosi i drogës, 'El Chapo' dënohet me burgim të përjetshëm plus 30 vjet

Bosi i drogës, 'El Chapo' dënohet me burgim të përjetshëm plus 30 vjet

Joaquin "El Chapo" Guzman, bosi meksikan i drogës, i cili shpëtoi dy herë nga burgjet e sigurisë së lartë në Meksikë, do ta kalojë pjesën tjetër të jetës në një burg të SHBA

Dënimin e dha të mërkurën një gjykatës federal amerikan në Bruklin të Nju Jorkut, i cili e quajti El Chapon njeriu që kishte bërë të këqia të jashtëzakonshme. Nga ana e tij, El Chapo Guzman akuzoi sistemin amerikan të drejtësisë, ndërkohë që një ish-bashkëpunëtore e tij tregoi se si ai i kishte paguar një bande 1 milion dollarë për ta vrarë atë.

Pas kësaj, gjyqtari Brian Cogan shpalli dënimin: burgim i përjetshëm i detyrueshëm plus 30 vjet. Gjyqtari Cogan urdhëroi gjithashtu që Guzmanit t’i sekuestrohen 12.6 miliardë dollarë. 62 vjeçari u gjet fajtor nga juria federale në muajin shkurt për trafikimin e tonaletave me kokainë, heroinë dhe marijuanë si dhe për pjesëmarrje në komplotime të shumta për vrasje.

Guzman, pseudonimi i të cilit do të thotë "I shkurtri", krijoi emër si figurë e ngjashme me Robin Hudin, duke u bërë hero popullor për shumë njerëz në shtetin e tij Sinaloa, ku ai lindi në një fshat të varfër malor./VOA/

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare