Tamara Eçlestone, trashëgimtare e "Formula 1" do të sjellë në jetë pasuesin e trashëgimisë së saj.
Ajo ka nisur tashmë jetën me familjen e saj të re me burrin Jay Rutland, dhe ka njoftuar se është shtatzënë.
Çifti u martua në muajin qershor dhe u drejtuan në muajin e mjaltit në korrik.

Ata u takuan vetëm nëntë muaj më parë, dhe tashmë janë duke pritur fëmijën e tyre të parë së bashku, që pritet të lindë në vitin 2014.
Tamara, 29 vjeçe, tha për revistat prestigjoze: "Unë ndjehem aq me fat. Kurrë nuk e kam imagjinuar se gjithë kjo ndodh kaq shpejt. Është çmenduri se si jeta funksionon në mënyra të tilla misterioze. Jay i do fëmijët dhe unë jam e gëzuar me të vërtetë për fazën tjetër të marrëdhënies sonë".
Bashkëshorti i saj Rutland, 32 vjeç, ka shtuar: "Ka qenë një vit i mahnitshëm, duke u takuar dhe martuar me gruan time të bukur. Tani ne jemi duke pritur fëmijën tonë të parë dhe në kërkim për hapin e ardhshëm së bashku".
Tamara është duke ndjekur gjurmët e motrës së saj më të re Petra, e cila ka një vajzë të quajtur Lavinia.

Kjo do të thotë se i ati i tyre, bosi i Formula 1 Bernie Eçlestone, 82 vjeç, do të jetë një gjysh për herë të dytë.
(Matilda Zaimi/Blerta Tusha/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com