BOSNJË - 16 persona janë arrestuar për terrorizëm në Sarajevë dhe në disa qytete të ndryshme të Bosnjë Hercegovinës. Lajmi është komunikuar nga zëdhënësi i policisë boshnjake.
 
‘Ata akuzohen se kanë rekrutuar, organizuar dhe financuar nisjen e shtetasve boshnjakë drejtë Sirisë dhe Irakut për t’u bërë pjesë e organizatave radikale terroriste.”- ka deklaruar zëdhënësi.
 
Bosnja ka miratuar në muajin prill një ligj që dënon deri në 10 vite burg për ekstremistët islamikë dhe rekrutuesit e tyre.
 
Sipas të dhënave zyrtare rreth 150 qytetarë boshnjakë i janë bashkuar grupeve islamike që luftojnë në Irak dhe Siri dhe 20 prej tyre besohet se janë vrarë atje.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)