SARAJEVË- Protesta të dhunshme shpërthyen në Bosnjë ku protestuesit i vunë zjarrin ndërtesave qeveritare dhe u përleshën me policinë. Të paktën 8 persona mbetën të plagosur, 2 prej të cilëve efektivë të policisë.

Forcat e rendit përdorën gazin lotsjellës si dhe qëlluan me fishekë manovër për të shpërndarë turmën e zemëruar në Sarajevë.
 
Ndërkohë në Tuzla, protestuesit dogjën një godinë të autoriteteve lokale, pas mbylljes së një fabrike.

Shkaku i protestave është niveli i lartë i papunësisë që arrin deri në 40% të popullsisë. Këto janë dhe protestat më të dhunshme në vend që prej luftës së viteve 1992-1995 në Bosnjë.

Qeveria boshnjake mbajti një mbledhe emergjente dhe kërkoi ndalimin e protestave për të nisur negociatat.

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)