SARAJEVË- Protestat në Bosnjë duket se do të vazhdojnë edhe në ditët e ardhshme. Gjithçka nisi ditën e mërkurë në qytetin e Tuzla-s, ku pas mbylljes së disa fabrikave, banorët vendas u ngritën në protesta.

Brenda pak ditësh këto protesta u përhapën në qytete të tjera si Mostar, Zenica, Bihac dhe në kryeqytet, Sarajevë, ku protestuesit i vunë zjarrin dhe godinës së presidencës. Deri me tani, më shumë se 200 persona kanë mbetur të plagosur.

Shkaku i protestave është niveli i lartë i papunësisë i cili arrin në 40%, gjendja e mjeruar ekonomike dhe paaftësia e qeverisë për të nxjerrë vendin nga kriza.

Por ministri i Brendshëm, Sadik Ahmetoviç paralajmëroi se nëse qeveria nuk do të merrte masa për të ndaluar trazirat në vend atëherë vendi do të përballej me atë që po quhet një cunami të qytetarëve.

Disa zyrtarë rajonal ndërkohë dhanë dorëheqjen si pasojë e këtyre protestave.

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)