SARAJEVË, 13 tetor /ATSH-DPA/ - Të gjitha palët kryesore politike në zgjedhjet e djeshme parlamentare dhe presidenciale në Bosnje-Hercegonivë pretenduan sot fitoren, edhe pse më shumë se 12 orë pas përfundimit të tyre nuk ka ende rezultate përfundimtare.
Komisioni Qendror Zgjedhor ka nxjerrë vetëm një rezultat përfundimtar, atë që kandidati mysliman boshnjak për presidencën tripalëshe të vendit të vogël ballkanik, Bakir Izetbegoviç ka fituar bindshëm.
Edhe Izetbegoviç deklaroi dje fitoren e plotë të partisë së tij "Aksioni demokratik".
Në qeverinë komplekse të Bosnjes, secili nga tri grupet e mëdha etnike, boshnjakët, serbët dhe kroatët, zgjedhin përfaqësuesit e tyre në parlament dhe presidencë.
Çdokush ka të drejtën e vetos, kështu që dominimi i një partie apo i një grupi etnik është i pamundur.
Për vite me radhë, politikanët e të tri grupeve e kanë përdorur në mënyrë liberale të drejtën e vetos duke bllokuar ringjalljen ekonomike dhe rrugën e vendit drejt Bashkimit Evropian.
Pavarësisht nxitjes nga Perëndimi, ka pak shpresa që zgjedhjet e djeshme do të çojnë në një lidership të ri më bashkëpunues dhe të gatshëm për të çuar përpara reformat./ a.jor.
/Shqiptarja.com