/ATSH-AFP/ - Njëmbëdhjetë persona të dyshuar se përbënin kërcënim terrorist u arrestuan dje në Bosnje-Hercegovinë, ku një islamik vrau në fund të muajit prill një polic në një sulm kundër një komisariati, bënë të ditur sot burime zyrtare.

Operacioni policor në Bosnje ka shkaktuar reagime të ashpra të përfaqësuesve politikë të myslimanëve të Bosnjës që kanë dënuar arrestimet që parashikojnë sipas tyre të frikësojnë ish-refugjatët e luftës myslimane që janë rikthyer të gjallë në entitetin serb të Republikës Srpska (RS), pas konfliktit ndërkomunitar të vitit 1992-95 që shkaktoi 100 000 të vdekur.

Këta persona dyshohen nga prokuroria se ishin të furnizuar me armë dhe eksploziv me objektivin për të kryer akte terroriste kundër institucioneve të RS. Një fund të muajit prill, një islamik lokal sulmoi një komisariat policie në Zvornik duke vrarë një polic dhe plagosur dy të tjerë.