SARAJEVE- Janë të paktën 200 persona të plagosur dhe dhjetra të arrestuar gjatë protestave të mbrëmjes së 7 shkurtit 2014 në në kryeqytetin e Bosnjes, Sarajevë ku protestuesit kanë sulmuar dhe i kanë vënë zjarrit ndërtesave qeveritare në Tulzas, Sarajevës dhe Zenica.
Përveç ndërtesave qeveritare është sulmuar dhe godina e presidencës në Sarajevë, të cilës i është vënë dhe zjarri. Gazeta boshnjake Dnevni Avaz raporton se pati dhe një tentativë për të marrë kontrollin e presidencës.
Protestat kanë nisur të mërkurën e 5 shkurtit në Tulza dhe janë përhapur në 33 qytetet e tjera të bosnjes. Manifestuesit akuzojnë zyrtarët për korrupsion, nepotizëm, pavarërisht krizës ekonomike.
Në krye të manifestimeve janë përfshirë disa kompani lokale që kanë punësuar mijëra njerëz dhe sot, pas privatizimeve të dyshimta, janë në prag të falimentimit.
Në Tuzla, turma ka sulmuar ndërtesën e qeverisjes vendore, duke hedhur nga dritaret mobiliet, dokumente dhe fotografi dhe më pas, i kanë vënë zjarrin ndërtesës.
Ndërkaq, në Sarajevë, protestuesit i vunë zjarrin pallatit të presidencës kolegjiale, në qendër të qytetit. Bëhet me dije se forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë menjëherë për të shuar flakët e zjarrit, ndërsa policia ka shpërndarë të gjithë demonstruesit. Sakaq, edhe pallati i presidencës boshnjake i është vënë zjarri. Në këtë rast, flakët e zjarrit janë shuar shpejt, por ama të gjitha dritaret kanë mbetur të shkatërruara.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com