Bossi i Cosa Nostra-s në gjendje të rëndë shëndetësore, pajtohet me të bijën dhe i jep mbiemrin e tij

Bossi i Cosa Nostra-s në gjendje të rëndë shëndetësore, pajtohet me të bijën dhe i jep mbiemrin e tij

Gjendja shëndetësore e Matteo Messina Denaro, ish-bossit të Cosa Nostra vijon tëjetë e rëndë. Mësohet se ai është pajtuar me të bijën dhe i ka dhënë asaj mbiemrin e tij.

Lorenza Alagna, e lindur në vitin 1996, gjatë 30 viteve arratisje nga një lidhje me Franca Maria Alagna, kërkoi dhe mori leje në zyrën e gjendjes civile të ndryshonte mbiemrin për të marrë mbiemrin e të atit.

Messina Denaro kishte dhënë konfirmimin për njohjen e 27-vjeçares gjatë bisedës që të dy kishin në burg në maj dhe sipas medias italiane, Corriere della Sera ajo ka firmosur tashmë aktin noterial. Dokumenti është autorizuar nga autoriteti gjyqësor dhe tani do të duhet të dërgohet në zyrën e gjendjes civile për regjistrim. Alagnas nuk do t’i shtohet mbiemri Messina Denaro, por do ta zëvendësojë atë.

Matteo Messina Denaro është shtruar në spital në L’Aquila, ku është i burgosur nën regjimin “41 bis” pas arrestimit të tij në Palermo janarin e kaluar, dhe thuhet se ka kërkuar të mos reanimohet. Mjekët kanë deklaruar se ai është diagnostifikuar me sëmundjen e keqe të kancerit e cila është në gradën e fundit të rrezikshmërisë, pasi ka një tumor në zorrën e trashë dhe kjo ka qenë dhe arsyeja e vizitave të shpeshta të familjarëve të tij.

Lorenza Alagna u rrit me nënën e saj, në shtëpinë e gjyshes së saj nga babai e cila quhet Lorenza Santangelo, e cila ishte gruaja e Don Ciccio, Francesco Messina Denaro. Nëna e saj është motra e kontabilistit Michele Alagna, i cili përfundoi nën hetim nga Drejtoria e Hetimit Antimafia. Në moshën 18-vjeçare, Lorenza u largua nga shtëpia e gjyshes së saj dhe sot jeton në qendër të Castelvetrano-s me partnerin dhe me djalin e saj, të cilin e lindi në korrik të vitit 2021.

Pas diplomës së shkollës së mesme shkencore, ajo u regjistrua në universitet, por nuk e mohoi asnjëherë babain e saj, por pas arrestimit të Matteo Messina Denaro, ai iu përgjigj gazetarit të Fatto Quotidiano:

“Jo, shiko, nuk dua të di asgjë. Ajo mund të kthehet nga ka ardhur”.

Ajo nuk ishte njohur kurrë zyrtarisht nga babai i saj.

“Nuk e njoh vajzën time. Nuk e kam parë kurrë. Fati e deshi kështu. Shpresoj që jeta të më marrë gjithçka dhe t’ia japë asaj. Të mos njohësh fëmijët e tu është kundër natyrës”, ka shkruar Messina Denaro në rrjetet e tij sociale.

Në Facebook, ajo kishte shkruar: “Sa do të doja dashurinë e një personi dhe, për fat të keq, ky person nuk është pranë meje dhe nuk do të jetë kurrë i pranishëm për faj të fatit. Nuk dua të jem në qendër të vëmendjes. Mjaft, unë jam një vajzë shumë normale si gjithë të tjerat dhe dua të më lini të qetë: bëni sikur nuk ekzistoj”.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja