Botërori 2019, Kombëtarja e femrave
mposhtet nga Zvicra

Botërori 2019, Kombëtarja e femrave<br />mposhtet nga Zvicra
Kombëtarja e futbollit të femrave e ka nisur me humbje fazen eliminatore të Kampionatit Botëror 2019.

Vajzat e drejtuara nga Armir Grima janë mposhtur në "Elbasan Arena" 4 me 1 nga Zvicra një skuadër shumë më e fortë.

Shqipëria në futbollin e femrave luan për herë të parë në këtë fazë dhe pretendimet janë modeste por edhe diferenca e dukshme.

 Vajzat zviceriane e mbyllin pjesën e parë në avantazh 3 me 0 me golat e shënuar nga Bruner,Bashman dhe Cernogorcevic me penallti.

Në pjesën e dytë Zvicra vijon me supremacinë e saj dhe shënon tjetër gol ndërsa golin e nderit për Shqipërinë e shënoi Begolli në minutën e 81-të.

Zvicra e fiton ndeshjen 4-1 në Elbasan ndërsa vajzat shqiptare duhet të kërkojnë pikë në ndeshjet e radhës.

Redaksia Online
N.M/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool