Brazili mposht Kilin dhe kalon në çerekfinale duke vazhduar marshimin drejt finales së kampionatit botëror. Për të vendosur fituesin u deshën gjuajtjet nga pika e bardhë e penalltive, pasi koha e rregullt përfundoi me rezultatin e barabartë 1-1.
Vendasit e Brazilit krijuan një atmosferë inkandeshente në stadiumin ‘Belo Horizonte’ në mbështetje të yjeve të tyre, të cilët ua shpërblyen vetëm pas 18 minutash lojë duke shënuar me mbrojtësin David Luiz, i cili përfitoi nga një goditje këndi të harkuar me mjeshtëri nga Neymar për të dërguar topin në rrjetë. Në momentin e golit mbrojtja kiliane nuk ishte e vëmendshme në markimin e mbrojtësit që e shfrytëzoi këtë rast maksimalisht.
Megjithatë Kili nuk u dorëzua dhe falë yjeve arriti të barazonte në minutën e 32 me Sancez. Sulmuesi mori një pasim të shpejtë në hyrje të zonës duke shënuar me lehtësi përballë portierit Cesar. Me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë e sfidës. Në fraksionin e dytë Brazili u vendos i gjithi në gjysmëfushën kundërshtare duke kërkuar golin e avantazhit. Në të 54’ nga një aksion i shpejtë Hulk shënon, por arbitri Ueb anulon golin, madje ndëshkon me karton të verdhë brazilianin, pasi në momentin e golit stopoi topin me dorë.
Minutat në vazhdim, por edhe dy shtesat nuk arritën të nxirrnin një fitues duke iu falur penalltive. Nga pika e bardhë Brazili u tregua më i saktë duke shënuar 3 nga 5 penalltitë me Luiz, Marcelo dhe Neymar, ndërsa Kili goditi saktë vetëm me Araungiz dhe Diaz, teksa Pinilla, Sancez dhe Jaran në fund shuan shpresat e kilianëve për të kaluar në turin tjetër. Brazili në çerekfinale takohet me fituesin e takimit Kolumbi – Uruguai.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com