Botërori, FIFA mendon “zhdukjen”
e barazimit, klubet evropiane kundë

Botërori, FIFA mendon “zhdukjen”<br />e barazimit, klubet evropiane kundë
Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) po mendon për një projekt revolucionar për kampionatët e ardhshëm botërorë.

Qeveria e futbollit ka hedhur idenë e heqjeve të barazimeve në ndeshjet në grupe, me synimin që të evitojë kombinacionet e rezultateve të disa skuadrave në dëm të kundërshtarëve. Ideja është që nëse sfidat e grupeve në fazën finale të një Botërori përfundojnë në barazim, atëherë skuadrat t'i drejtohen gjuajtjeve të 11-metërshave.

Një ide kjo që ka shumë të ngjarë që të diskutohet në mbledhjen e Këshillit të FIFA-s që do të mbahet në 9 dhe 10 janar dhe ku do të flitet edhe për rritjen e numrit të pjesëmarrësve në Botëror në 40 apo 48 skuadra.

Ato që bëhen pengesë në këtë pikë janë pikërisht klubet më të rëndësishme evropiane, të cilat e kundërshtojnë me forcë këtë plan.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Lewangolski' tripletë në moshën 36-vjeçare, Barcelona mposht Alaves dhe shkëputet nga Real Madrid

VIDEO/ 'Lewangolski' tripletë në moshën 36-vjeçare, Barcelona mposht Alaves dhe shkëputet nga Real Madrid