Botërori i futbollit për femra, FIFA:
Futbollistet të vërtetojnë gjininë

Botërori i futbollit për femra, FIFA:<br />Futbollistet të vërtetojnë gjininë
Organizata botërore e futbollit, FIFA para Kupës së femrave që do të mbahet nga 6 qershori deri më 5 korrik në Kanada do të vendosë testin e verifikimit të gjinisë.

Sipas mediave gjermane, të gjithë anëtarët e ekipit që do të marrin pjesë në Kupën e Femrave në Kanada para fillimit të garës do të duhet të vërtetojnë gjininë e tyre, pra  që ato janë me të vërtetë femra.

Për këtë qëllim do të jetë e mjaftueshëm konfirmimi zyrtar i mjekut të ekipit. Megjithatë, të gjitha futbollistet do të duhet të sjellin konfirmim nga mjekët e tyre.
 
Menaxherja e përfaqësueses së Gjermanisë, Doris Fitschen ka konfirmuar këtë informacion duke thënë se kombëtarja e Gjermanisë tashmë ka kryer këtë obligim.
 
"Ju siguroj se të gjitha futbollistet tona janë femrat", ka thënë Fitchen.
 
Një nga përfaqësueset gjermane, Lena Goessling ka thënë se nuk e ka marrë seriozisht këtë test dhe se ishte zbavitës.
 
Në Kupën e mëparshme botërore për femrat janë shfaqur dyshime nëse disa prej futbollisteve të kombëtareve afrikane janë në të vërtetë femra. Për të shmangur çdo dyshim, FIFA vendosi rregullin e vërtetimit të gjinisë.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Marrëveshja me Italinë/ 'La Repubblica': Të mërkurën pritet të niset anija e parë me emigrantë drejt Gjadrit, por mund të jetë edhe udhëtimi i fundit! Çfarë mund të ndodhë?

Marrëveshja me Italinë/ 'La Repubblica': Të mërkurën pritet të niset anija e parë me emigrantë drejt Gjadrit, por mund të jetë edhe udhëtimi i fundit! Çfarë mund të ndodhë?