Botërori i Klubeve, kompeticioni
ndërkontinental vendos më të mirin

Botërori i Klubeve, kompeticioni<br />ndërkontinental vendos më të mirin
Kupa e Botës për Klubet Fifa ka qenë pjesë e lajmeve javët e fundit prej ndryshimeve që pritet të ndodhin në format.

Por çfarë është ky turne, cilat skuadra marrin pjesë dhe kur mbahet?

Botërori i Klubeve është një kompeticion i përvitshëm, që mbledh fituesit e kampionateve më të rëndësishme të secilit kontinent, si një event që zgjedh “kampionët e kampionëve”.

Ajo u themelua në vitin 2000, por formati siç e njohim filloi të funksionojë në vitin 2005.

Format në të cilin president i Fifa-s Gianni Infantino sugjeron tashmë të bëhen ndryshime radikale duke e zgjeruar numrin e pjesëmarrësve nga 7 në 32.

Kupa e Botës për Klubet mbahet çdo vit në dhjetor, zakonisht përpara Krishtlindjeve.

Këtë vit do të zhvillohet në Japoni nga data 8-18 dhjetor.
 
Përveç numrit të pjesëmarrësve, ndryshime janë propozuar edhe për zhvendosjen e zhvillimit nga dhjetori në qershor. Këto ndryshime pritet të jenë efektive në vitin 2019.

Redaksia Online
A.L/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve