Botërori, “play off” nisin me derbin
ballkanas, në fushë edhe Zvicra

Botërori, “play off” nisin me derbin<br />ballkanas, në fushë edhe Zvicra<br>
Sonte starton faza “play off” e zonës europiane për Botërorin e Rusisë. Në stadiumin “Maksimir” do luhet 90 minutëshi i parë i derbit ballkanas mes Kroacisë dhe Greqisë. Në fushë do jetë edhe Zvicra ndaj Irlandës së Veriut ku katër futbollistë me origjinë shqiptare pritet të jenë titullar. Të dyja ndeshjet luhen në orën 20:45.

Sonte startojnë ndeshjet e fazës play-off të zonës europiane për Botërorin e Rusisë. Pritet një derbi i zjarrtë ballkanas në stadiumin “Maksimir” ku Kroacia do të presë Greqinë. Stadiumi pritet të jetë plotë në mbështetje të yjeve të Kroacisë dhe kjo e bën të lumtur trajnerin Zlatko Dalic.

Ai sqaron se ende nuk e ka vendosur nëse do të laujë sulmuesi Mario Mandzukic i dëmtuar.”Jemi të gatshëm për ndeshjen ndaj Greqisë ,sonte është vetëm sfida e parë dhe duhet të jemi të qetë e të mençur” përfundon trajneri Dalic. Yjet e tjerë trajneri do i ketë të gjithë në dispozicion dhe duhet të zgjedhë ku inspirimi do jetë Luka Modric.Kroacia nuk humbet në shtëpi prej 11 ndeshjesh.

Ndërsa në kampin grek trajneri Mikael Skibe ndjen rrezikun nga të gjitha anët dhe vlerëson se tepërmi yjet e kundërshtarëve. Në konferencë ai ka thënë :” Nuk mund tu lëmë hapësira lojtarëve kroat pasi janë të rrezikshëm mbi të gjitha sulmuesit dhe mesfushorët megjithatë edhe Kroacia ka pika të dobëta dhe ne do përpiqemi ti shfrytëzojmë e ka mbyllur Skide. Grekët kanë zhvilluar seancën e fundit stërvitore në stadiumin Maksimir mes entuziazmit dhe janë gati për ndeshjen.

Ndërsa në Belfast po në orën 20:45 zbret në fushë edhe Zvicra e shqiptarëve ndaj Irlandës së Veriut. Në formacionin bazë pritet të jenë katër futbollistë me origjinë shqiptare Xhaka,Xhemajli,Shaqiri dhe Mehmedi. Helvetët fituan 9 ndeshje në grup por nuk u kualifikuan dot direct .Tashmë duhet të luajnë dy ndeshjet e play-off ku shihen si favoritë ndaj Irlandës së Veriut edhe pse kjo e fundit zhvilloi në fazë të mirë kualifikuese.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Antikorrupsioni/ Gjykata Kushtetuese refuzon Komisionin ‘Xhafaj’, kryetarja Zaçaj: S'mund të marrim pjesë në aktivitete ligjbërjeje!

Antikorrupsioni/ Gjykata Kushtetuese refuzon Komisionin ‘Xhafaj’, kryetarja Zaçaj: S'mund të marrim pjesë në aktivitete ligjbërjeje!