Botërori me 48 ekipe, klubet
evropiane sërish kundër FIFA-s

Botërori me 48 ekipe, klubet<br />evropiane sërish kundër FIFA-s
Debati për sa i përket formatit të Botërorit me 48 ekipe në 2026, është rikthyer edhe njëherë në skenën e futbollit, pasi në mbledhjen e zhvilluar në Athinë të shoqatës së klubeve evropiane të futbollit (ECA), janë shfaqur kundërshtime.
 
"Është e qartë se Federata Ndërkombëtare e Futbollit e di se ne nuk na pëlqen fakti i shtimit me 50% i numrit të pjesëmarrësve në Botëror", ka deklaruar presidenti i Bayern Munich dhe numri një i ECA-së, Karl Heinz Rummenigge.
 
"Janë 220 klube që përfaqësohen në ECA dhe që kërkojnë reduktimin e numrit të ndeshjeve ndërkombëtare", është shprehur Rummeniggen i cili ka shtuar se shoqata ka edhe mbështetjen e UEFA-së për këtë çështje.
 
Formati me 48 skuadra i Botërorit, është kundërshtuar edhe më herët nga klubet e futbollit, të cilat pretendojnë se ky format do të dëmtojë ecurinë e skuadrave në kampionatet përkatëse, pasi lojtarët do kenë më shumë ngarkesë për shkak të numrit më të lartë të ndeshjeve që do tu duhet të luajnë me përfaqësueset e tyre.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Formacioni/ Sylvinho me dilema, ja si luan Kombëtarja në Ligën e Kombeve

Formacioni/ Sylvinho me dilema, ja si luan Kombëtarja në Ligën e Kombeve