Mesfushori i talentuar i ekipit të Francës, Pogba është shprehur mjaft i lumtur për kalimin në çerekfinale dhe formën e mirë që po kalojnë ‘gjelat’ këtë kampionat botëror.

“Ne jemi në çerekfinale dhe është një prej momenteve më të mira në jetën time. Nuk kam fjalë për ta përshkruar atë çfarë ne po tregojnë në fushë.

Jam i lumtur për ekipin dhe për mbështetjen që na ka ofruar i gjithë kombi në këto momente vendimtare. Përfundimisht është emocioni më i madh në karrierën time”tha mesfushori.

Franca fitoi 2-0 ndaj përfaqësueses afrikane me Pogba që shënoi golin e parë të takimit, teksa Joseph Yobo vulosi ndeshjen me një autogol.



d.b/shqiptarja.com