TIRANE - Emocionet e finales së Kupës së Botës, që kurorëzuan për të katërtën herë në histori ekipin e Gjermanisë, kanë përfshirë të gjithë sportdashësit, mes të cilëve edhe politikanët.
Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, kryeministri Edi Rama ka përshëndetur fitoren e Gjermanisë mbrëmjen e djeshme ndaj Argjentinëes. Në fjalën e tij Rama e ka cilësuar si një fitore falë lojës së bërë si skuadër të gjermanëve, ku siç thekson kryeministri “ishte ky ylli i tyre që shkëlqyeu.”

Ndërkaq në një postim më të hershëm të tij, Kryeministri Rama shprehet se në fitoren e Gjermanisë, ndikuan strategjia, organizimi dhe disiplina. Kryeministri i Shqipërisë njihet tashmë si një sportdashës dhe tifoz i Italisë, ku shpesh ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale emocionet e këtij Botërori.

Kupa e Botës, mbajti të mbërthyer para ekranit dhe jo vetëm, miliarda njerëz në të gjithë botën, ku mes 32 ekipesh konkuruese, trimfoi Gjermania në finalen ndaj Argjentinës me rezultatin 1 me 0.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com