Shuhet në moshën 70-vjeçare legjenda e Formula 1, tre herë kampioni i botës Niki Lauda. Ai në gusht kishte bërë transplantimin e mushkërive, ndërsa dje ndërroi jetë në shtëpinë e tij.
Austriaku i njohur në të gjithë botën fitoi titujt me Ferrarin në vitet 1975 dhe 1977, si dhe McLarenin në vitin 1984. Pas karrierës si pilot ai u bë drejtor ekzekutiv për Mercedes në Formula 1. “Ndershmëria dhe kuraja e tij do të mbeten shembull për të gjithë të tjerët" shkruhet në deklaratën e familjes.
Për shumë njerëz, ai do të kujtohet për rikuperimin e tij të jashtëzakonshëm dhe kthimin në gara pasi ishte djegur rëndë në një përplasje gjatë garës së Gjermanisë në vitin 1976.

Komente

