Bota e futbollit në zi, lojtarët: Nuk
supozohet të ishte kështu finalja

Bota e futbollit në zi, lojtarët: Nuk<br />supozohet të ishte kështu finalja
Lajmi për humbjen tragjike të 76 personave, mes tyre edhe futbollistët e ekipit të futbollit të Chapecoense të Brazilit ka tronditur opinionin publik.

E pabesueshme ka qenë ky lajm edhe për futbollistët e skuadrave të tjera, duke marrë parasysh faktin që mund të kishte qënë kushdo në këtë udhëtim. Të shumta kanë qenë postimet e futbollistëve, të cilët nëpërmjet postimeve në rrjetin social Instagram kanë shprehur ngushëllimet për familjarët e viktimave.

Të gjitha lutjet shkojnë për familjet që janë prekur nga kjo tragjedi- shkruan fubollisti i Chelseas Kurt Zouma,  e ndërsa stërvitja për blutë e Londrës ka nisur me një minutë heshtje.

“Të tronditur nga kjo tragjedi, përjetë me Chapecoense”, shkruan futbollisti i Atletico Madrid, Fernando Torres.

torres

Braziliani Radamel Falcao: “Me zemër dhe me mendje tek ju”

falcao

Sot Brazili dhe bota u zgjua me një lajm të trishtë. Forca Chapecoense- Oscar dos Santos

santos

Portieri i Manchester United, De Gea: “I prekur shumë nga aksidenti tragjik ajror në Medellin”

santos
 
Avioni së bashku me skuadrën e futbolllit ishte nisur nga aeroporti ndërkombëtar i San Paolos në Brazil drejt Bolivisë. Ekipi këtë të mërkurë do të luante  në finalen e Kupës së Amerikës së Jugut.

[gallery]19934[/gallery]

Redaksia Online
(B.K/ Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve