Sëmundja e rëndë e kancerit po u merr jetën shumë personazheve të njohur dhe të panjohur. Një ngjarje e trishtë ka pikëlluar të gjithë botën e modës pasi modelja e njohur është ndarë nga jeta.
Ish-Miss Universi, Chelsi Smith
Bëhet fjalë për Chelsi Smith, e cila u shua ditën e kaluar në moshën 45-vjeçare. Chelsi për herë të parë mori pjesë në Miss Texas. Ajo mori pjesë në Miss U.S.A 1995 ku fitoi kurorën e bukurisë dhe më vonë kurorën e Miss Universit të po këtij viti.
Ish-Miss Universi, Chelsi Smith
Pas lajmit të hidhur rrjetet sociale janë mbushur me mesazhe solidarizuese nga të gjithë ata që e njihnin. “Jam shumë e hidhëruar. Ti ishe shoqja dhe drita ime. Do më mungosh. Mishërimi i bukurisë,.- shkruan njëra nga shoqet e saj.