Imazhet spektakolare që vijnë nga Australia, janë regjistruar nga një shqiponjë, e cila kishte në sqepin e saj një telekamer. Ajo e kishte marrë këtë telekamer në bregun e një lumi, në veri të Australisë në Kimberley, të cilën e kishin vendosur disa kërkues, për të filmuar krokodilët.

Telekamera e kërkuesve kishte një madhësi sa pëllëmba e dorës dhe sipas hipotezave, mendohet se shqiponjës i ka ngjasuar me ushqim dhe e ka marrë atë. Duke qenë se telekamera ishte në regjistrim, ajo ka arritur të marrë këto omazhe spektakolare, në një fluturim mes kanioneve, me 110 km në orë, duke bërë edhe xhiron e faqeve të internetit. VIDEO/Bota e parë nga shqiponja

Redaksia Online
(Elvana Bilali/e.s/shqiptarja.com)