"Bota pas pandemisë", Meta nga konferenca në Romë: Autokratët ngjallën frikë dhe abuzuan, COVID ishte trysni për kombet

Presidenti Ilir Meta mori pjesë dhe përshëndeti Konferencën Ndërkombëtare "Rrugë të reja për t’u përkujdesuar – Bota pas Pandemisë së COVID-19, multilaterizmi për një të ardhme më të mirë", që po zhvillohet në Romë, e organizuar nga Këshilli i Koorporatës Europiane për Afrikën dhe Lindjen e Mesme.

Në aktivitetin ku merrnin pjesë Presidentë dhe autoritete të larta shtetërore, personalitete të politikës dhe shëndetësisë botërore, kreu i shtetit tha se pandemia e koronavirusit krijoi dhe paraqiti një kërcënim të madh për botën.

Më tej, Meta theksoi se pandemia vuri në pikëpyetje efikasitetin dhe kapacitetet e shteteve për të parandaluar dhe për ta kontrolluar këtë virus të rrezikshëm.

Lidhur me këtë, Presidenti theksoi se të gjithë e dimë se mungesa e një protokolli të unifikuar standard për kontrollin e pandemisë dhe disa masave të caktuara kontradiktore e jo të bazuara në kërkime thelbësore shkencore, krijuan një terren të përsosur për abuzimin e pushtetit, veçanërisht nga autokratët dhe regjimet e tyre.

"Shfaqja e panevojshme e forcës, ndonjëherë edhe me praninë e strukturave ushtarake, imponoi pengesa të panevojshme si dhe kufizime të lirisë së qytetarëve. U vendosën masa të pakuptimta ‘drakoniane’, shumë të rrepta e të pajustifikuara shkencërisht. Shtyrja e zgjedhjeve dhe privimi i njerëzve nga e drejta e votës u përfshi dhe zuri vend në agjendën e disa autokratëve në emër të kontrollit të pandemisë. Këto nuk ndihmuan aspak në drejtim të kontrollit të pandemisë! Përkundrazi, vendet që iu nënshtruan masave të tilla, përjetuan numrin më të madh të të infektuarve dhe të viktimave.

Vendet dhe politikanët, të cilët dëgjuan dhe ndoqën me kujdes këshillat e shkencës dhe kërkimit shkencor, ishin shumë më tepër efikasë e më të suksesshëm në kontrollin e pandemisë së koronavirusit. Qëllimi i autokratëve nuk ishte të kontrollonin në mënyrë efikase pandeminë e koronavirusit, por që të instalonin frikën dhe të shtypnin protestat e shoqërisë civile, të drejtuara kundër shkeljes së të drejtave kushtetuese të imponuara prej tyre.

Pandemitë si COVID-19 janë sfida globale, të cilat mund të luftohen dhe kontrollohen vetëm në mënyrë globale. Prandaj, duhet të krijohet dhe të funksionojë mekanizmi i përbashkët i parandalimit dhe kontrollit të epidemive globale. Ndryshimet klimaterike, si dhe ngrohja globale me siguri që do të përshpejtojnë rrezikun e sëmundjeve të reja në mbarë botën. Prandaj, ne duhet të veprojmë tani! Jam i sigurt se kjo konferencë do të kontribuojë për të dhënë mesazhin që duhet si dhe për ta nisur atë në drejtimin e duhur! Ju faleminderit!”-tha Meta.

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindja, Presidenti e Kryeministri urojnë besimtarët katolikë! Begaj: Të reflektojmë mbi vlerat më të larta të njerëzimit

Krishtlindja, Presidenti e Kryeministri urojnë besimtarët katolikë! Begaj: Të reflektojmë mbi vlerat më të larta të njerëzimit