Bota po përballet me një vale të re infektimesh me Covid, rastet me ‘Pirola’ po rriten! Njihuni me simptomat dhe vendet e prekura

Bota po përballet me një vale të re infektimesh me Covid, rastet me ‘Pirola’ po rriten! Njihuni me simptomat dhe vendet e prekura

Foto ilustruese

Një variant i ri i Covid-19, i cili tashmë njihet me emrin “Pirola” dhe lidhet me nënvariantin Omicron, ka alarmuar ekspertët në mbarë botën.

Pirola” është një mutacion i Omicron-it që shpërtheu në vitin 2021 duke shkaktuar një rritje të rasteve dhe vdekjeve me Covid.

“Kur Omicron goditi në dimrin e vitit 2021 pati një rritje të rasteve me Covid-19, sepse ishte ndryshe nga varianti Delta dhe shmangte imunitetin e shkaktuar si nga infektimi natyral dhe vaksinimi”, tha specialisti Scott Roberts.

Tre pyetjet më të mëdha me të cilat përballen ekspertët mjekësorë janë: Sa e transmetueshme është Pirola? A do të anashkalojë mbrojtjen ekzistuese imune? Sa vdekjeprurëse do të jetë për ata që nuk kanë fat të infektohen prej tij?

Ku po përhapet Pirola?

Pirola është zbuluar në vende të ndryshme, duke përfshirë MB, SHBA, Izrael, Danimarkë, Afrikën e Jugut, Portugali, Tajlandë, Zvicër, Suedi dhe Kanada. Kjo prani e përhapur po ngre shqetësime për ndikimin e saj global. Një tjetër gjë për t'u theksuar është se rastet në të gjithë botën janë dyfishuar në vetëm një javë. Në SHBA, CDC ka konfirmuar më 17 gusht katër raste të Pirolës. Më pas, më 18 gusht, Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar raportoi një rast të vetëm të virusit. Edhe Danimarka raportoi një rast tjetër në të njëjtën ditë duke e çuar numërimin në 3. Pas kësaj, një rast u zbulua në Virxhinia më 22 gusht te një pacient i cili ishte kthyer nga Japonia. Më 23 gusht u zbuluan 2 raste të Pirolës në Afrikën e Jugut.

Çfarë duhet të bëni?

Për momentin, me informacionin e kufizuar, mund të themi se virusi po përhapet me shpejtësi dhe këshillohet sërish marrja e masave paraprake. Filloni të vishni përsëri maska ​​​​mbrojtëse dhe të pastroni duart sa herë që të jetë e mundur. Gjithashtu shmangni udhëtimet në vendet ku është zbuluar virusi. Nëse keni simptoma si ethe, dhimbje trupi, skuqje, konjuktivit, diarre ose të ngjashme, do të ishte më mirë të bëni një testim dhe të izoloheni për të mbrojtur të tjerët.

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë