Bota po përballet me një variant të ri të COVID, OBSH: Rastet me ‘Eris’ po rriten! Njihuni me simptomat dhe vendet e prekura

Bota po përballet me një variant të ri të COVID, OBSH: Rastet me ‘Eris’ po rriten! Njihuni me simptomat dhe vendet e prekura

Foto ilustruese

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka njoftuar se një variant të ri i Covid, i cili tashmë njihet me emrin “Eris” dhe lidhet me nënvariantin Omicron, mund të shkaktojë një valë të re pacientësh edhe pse deri më tani shifra e të infektuarve nuk është serioze.

Një variant i ri i Covid, ka rikthyer kujtimet dhe ‘traumën’ e ditëve të vështira, kur bota u izolua totalisht si pasojë e pandemisë.

Ndonëse kanë kaluar pothuajse katër vite që kur Covid shpërtheu në të gjithë botën, një variant i ri po qarkullon së fundmi.

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se “Eris” paraqet një rrezik të ulët për shëndetin publik, pa asnjë provë që shkakton sëmundje më të rëndë se variantet e tjera që qarkullojnë në këto momente.

Çfarë është EG.5 dhe pse është quajtur Eris?

Që kur u shfaq për herë të parë, Covid ka pësuar mutacion ose ndryshim në formë dhe është bërë gjithnjë e më i ndryshëm. Versionet e reja gjenetike që vazhdojnë të shfaqen quhen variante.

EG.5 është një tjetër degëzim i variantit Omicron të Covid. Sipas OBSH-së, ajo u pa për herë të parë në shkurt 2023 dhe rastet janë rritur në mënyrë të qëndrueshme.

Sipas Agjencisë së Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar, 5G.5.1 tani përbën rreth një në shtatë raste të Covid të marra nga testet spitalore.

Dr Meera Chand, zëvendësdrejtoresha e agjencisë, tha se "nuk ishte e papritur" të shiheshin variante të reja.

"EG.5.1 u caktua si një variant më 31 korrik 2023 për shkak të rritjes së vazhdueshme ndërkombëtare dhe pranisë në MB, duke na lejuar ta monitorojmë atë përmes proceseve tona rutinë të mbikëqyrjes", u shprehën mjekët.

Rastet e EG.5 po rriten gjithashtu në SHBA, ku sipas vlerësimeve të publikuara nga Qendrat e SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve shifrat kanë kaluar edhe variantin e Omicron.

A është Eris më e rrezikshme?

Bazuar në provat e deritanishme, zyrtarët e OBSH-së thonë se nuk ka asnjë aludim që nënvarianti mund të shkaktojë rreziqe të larta.

Në Britani, ka pasur një rritje të vogël të njerëzve në spital javët e fundit, veçanërisht ata të moshës mbi 85 vjeç, por ekspertët thonë se shifrat mbeten më të ulëta se valët e mëparshme. Nuk ka pasur rritje të personave të sëmurë rëndë në kujdesin intensiv.

Ekspertët në mbarë botën do të vazhdojnë të monitorojnë nënvariantin dhe të vlerësojnë ndikimin e tij, veçanërisht kur shkollat ​​dhe universitetet të rihapen.

Ku po përhapet EG.5?

Sipas OBSH-së , infeksionet janë raportuar në 51 vende, duke përfshirë Kinën, SHBA-në, Republikën e Koresë, Japoninë, Kanadanë, Australinë, Singaporin, Britaninë e Madhe, Francën, Portugalinë dhe Spanjën.

Cilat janë simptomat?

Simptomat e Covid mund të përfshijnë:

-ethe

-kollë e vazhdueshme

-ndryshim në shqisën e shijes ose nuhatjes

-lodhje

-rrjedhje e hundës

-dhimbje të fytit

Si mund ta mbroni veten?

Ashtu si me variantet e tjera të Covid-it, rreziku i sëmundjes serioze mbetet më i lartë për njerëzit që janë të moshuar ose kanë probleme të rëndësishme me shëndetin.

M.T/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale