Bota shënon Ditën e AIDS-it, në kohën e pandemisë së koronavirusit (VIDEO)

Në një kohë kur bota po përballet me një nga pandemitë më të vështira në historinë e njerëzimit, sot shënon edhe dita Ndërkombëtare kundër AIDS-it.

Drejtorja ekzekutive e Programit të Kombeve të Bashkuara për HIV dhe AIDS, Ëinnie Byanyima, ka thënë se njerëzit duhet të kujtojnë përvojën me viruset ndaj të cilave nuk ka imunitet njeriu, siç është HIV, teksa shpresojnë në gjetjen e shpejtë të vaksinave kundër koronavirusit dhe të “sigurojnë se ato nuk do të jenë privilegje të personave të pasur.

Byanyima ka thënë përmes një deklarate se bota duhet të mësojë nga gabimet e përgjigjes ndaj HIV-it “kur miliona persona në shtetet në zhvillim, kanë vdekur duke pritur për trajtim”.

Ajo ka shtuar se pandemia e shkaktuar nga COVID-19, është duke zgjeruar pabarazitë që tashmë ekzistojnë dhe po përcënojnë progresin që është bërë në shëndetësi dhe zhvillim në 20 vjetët e fundit, duke përfshirë edhe përparimin e bërë për HIV.

Ky program ka paralajmëruar se pengesat që janë krijuar në shërbimet shëndetësore si pasojë e pandemisë së koronavirusit, mund të rezultojnë me 293,000 infektime me HIV dhe rreth 148,000 vdekje të lidhura me AIDS-in deri më 2022.

Vitin e kaluar, 12 milionë persona që jetojnë me virusin HIV, nuk kanë pasur qasje në ilaçe, sipas raportit vjetor të këtij programi. Aktualisht, më shumë se 38 milionë persona në gjithë botën janë të infektuar me HIV.

Ndërkohë që Evropa ka bërë përparim të mirë drejt një qëllimi të eliminimit të AIDS deri në 2030, por diagnostikimi i vonë i HIV mbetet problemi kryesor.

Të dhënat e  publikuara në Ditën Botërore të AIDS-it treguan se diagnozat e reja në BE dhe Zonën Ekonomike Evropiane (EEA) kishin rënë me 9% që nga viti 2010. Rastet e AIDS-it ranë me gati një të katërtën në të njëjtën periudhë. Shumica dërrmuese e rasteve të reja shfaqen në vendet e Evropës Lindore, veçanërisht Rusi dhe Ukrainë. Megjithatë problem më i madh është se mesatarja e shfaqjes së simptomave mund të shkojë deri në tre vjet pas infektimit.

Personat të cilët kanë rezxultuar pozitiv me HIV, të cilët nuk janë të vetëdijshëm se janë të infektuar nuk kanë qasje në trajtimet me ilaçe dhe rrezikojnë pa ditur ta kalojnë virusin tek të tjerët.

Gati 137,000 njerëz u diagnostikuan me virusin në Evropë në 2019 - 25,000 prej tyre ishin në vendet e Bashkimit Evropian dhe Zonës Ekonomike Evropiane (EEA).

Numri më i lartë të rasteve për 100,000 njerëz në Evropën Perëndimore u raportuan në Francë, Mbretërinë e Bashkuar dhe Gjermani.

Pandemia AIDS ka vrarë rreth 33 milionë persona prej kur ka shpërthyer më 1980.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja